LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Qëllohet për vdekje ish-Miss Venezuela sëbashku me bashkëshortin

Qëllohet për vdekje ish-Miss Venezuela sëbashku me bashkëshortin

Njerëz të armatosur qëlluan dhe vranë ish-Miss Venezuelën dhe ish-bashkëshortin e saj gjatë një grabitje me dhunë, një dukuri në rritje kjo në vendin amerikano-jugor.

Monica Spear, 29-vjeçare ishte e njohur edhe si aktore në një film serial televiziv. Në vitin 2004 kishte fituar konkursin e bukurisë Miss Venezuela dhe jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara. Në atdhe ishte kthyer për pushime.

thomas henri berryGjatë sulmit me armë në autostraden mes qyteteve Puerto Cabello dhe Valencia u vra edhe bashkëshorti Henry Berry 39-vjeçar por shpëtoi vajza e tyre 5-vjeçare, që është plagosur në këmbë.

Venezuela që pas vdekjes së Çavezit, qeveriset nga Presidenti Nicolas Maduro është një nga vendet me kriminalitetin më të lartë në botë. Sipas OJQ-ve, 24,000 vetë vriten në vit nga krimi.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Berisha i kërkoi “Strasburgut” bllokimin e dosjeve të pronave

Close