LAJMI I FUNDIT
Home . Sociale . Qesharakët, kanabisi problem i ngordhjes së bletëve? Ja e vërteta sipas ekspertëve!

Qesharakët, kanabisi problem i ngordhjes së bletëve? Ja e vërteta sipas ekspertëve!

Në emisionin e sotëm “Të bësh ekonomi” në News24 është diskutuar çështja e ngordhjes së bletëve, për të cilën shumë fshatarë janë ankuar se ka ndodhur për shkak të kultivimit të hashashit.

 

Të ftuar në studio janë Pëllumb Aleksi, specialist në Ministrinë e Bujqësisë, Agim Rrapaj, kreu i këshillit të Agrobiznesit, Lela Shehu, kryetare e shoqatës së bletarritësve dhe Kastriot Korro i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

Sipas Rrapaj, nuk është hashashi problem i ngordhjes apo largimit të bletëve, por sipas tij shkaku kryesor është moti i ftohtë që ka bërë këtë vit, shkruan BalkanWeb.

Rrapaj: Po ta thoshte një shkencëtar do diskutonim, por kur e thonë ata që nuk marrin vesh, nuk mund të diskutohet. Thonë fshatarët që e kanë dëgjuar në media. Dëmet në bujqësi janë evidente. Është një sektor që nuk është folur fare, por u fol tani që u hapën thashethemet. Është një sektor që pëson dëme të jashtëzakonshme. Dëmet e mëdha kanë ardhur si rezultat i ngricave. Nuk ka qenë sezon i përshtatshëm për bletët. Kështu ka ndodhur edhe me ullinjtë në zonën e veriut, ata nuk përballojnë dot kushtet e këqija të motit. Nuk ekziston vëmendja e duhur për të parandaluar ngordhjen e tyre.

Shehu: Nga njoftime e ankesa të shumta, shqetësimi është i madh. Diku ka rreth 30%, 45%, ka edhe 50% dëme. Humbjet në dimër përcaktohen në dhjetor. Në janar e shkurt të këtij viti nisi një humbje masive. Një nga shkaqet që bletarët nxjerrin nga ne, në Kukës, Elbasan, Berat etj, rritja e madhe e sëmundjes dhe mosmjekimi në kohën e duhur, sëmundja e varrotozës është shkak kryesor.

Aleksi: Sëmundja e varrotozës tek bletët është shkaktari kryesor i ngordhjes së tyre në të gjithë botën. Pas infeksioneve të larta, sjellin çrregullim e kolaps tek bletët. Grupi i bletëve funksionon si një i tërë.

Mos humbisni:
Provokimi të tilla nuk ka përjetuar në jetë Ermal Mamaqi (Foto)

Close