LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Qeveria, 20 milion euro subvencione për fermerët”

“Qeveria, 20 milion euro subvencione për fermerët”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Divjakë, në disa prej serave të mbjella me kultura si lakër, karota, pjepër, e perime të tjera. Kryeministri Rama tha se një organizim i mençur i fermerëve është sfidë dhe njëkohësisht garancia për të qenë të suksesshëm në treg. Për këtë, kryeministri theksoi se duhet të ndiqet një linjë strategjike planifikimi dhe bashkëpunimi.

“Duhet të ndiqet një linjë strategjike planifikimi dhe bashkëpunimi. Prandaj ne duam që ju të bashkoheni, jo secili më vete tek ajo copa e vet. Do heqim Tvsh për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Pra, duke u bërë bashkë ju keni mundësi që së pari të racionalizoni të gjithë mjetet e prodhimit dhe financimit”, u shpreh kryeministri Rama në takimin me fermerët.

Skemat mbështetëse për bujqësinë janë hartuar mbi bazën e një analize të thelluar për gjendjen e sektorit dhe konsultimeve të gjera me bizneset, universitetin bujqësor, bashkitë dhe ekspertët. Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimo Kote tha se qeveria shqiptare ka planifikuar këtë vit 20 milionë euro, ku vetëm për serat janë 8 milionë dhe nga fondet e BE edhe 93 milionë euro të tjerë.

Këtë vit është proceduar parimi – aplikim me zero dokumente, ku aplikimi për përfitimin e mbështetjes bëhet online, në portalin e-albania. Kjo nisëm synon të zvogëlojë kostot dhe kohës e aplikuesve, si dhe të rrisë transparencën. Përfitues të skemave mbështetëse mund të jetë çdo fermer i pajisur me NIPT, grup fermerësh, personat fizikë, personat juridikë, SHBB-të, OJF-të e OMP-të, dhe kushdo që përmbush kriteret e përgjithshme.

Loading...
Mos e Humbisni
Mashtrues, kthejani opozitën të zotërve!

Close