Home . Aktualitet . Qeveria “Rama”, në “besë” të Bashës!

Qeveria “Rama”, në “besë” të Bashës!

Nga Mero Baze*

Kryeministri Edi Rama ka arritur të shmangë bojkotin e zgjedhjeve nga opozita me një marrëveshje të guximshme, që synon ngjalljen e besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me lëshime thelbësore. Marrëveshja hap rrugë të krijohet një administratë teknike gjatë procesit zgjedhor, e cila është në besimin e opozitës dhe riformaton gjashtë postet kyçe të qeverisë, me ministra teknikë, të cilët kanë besimin e të dy palëve.

Marrëveshja është një akt i parecedentë, që një qeveri në pushtet ka bërë për opozitën këto 27 vjet në Shqipëri, duke shmangur një krizë afatgjate të demokracisë në vend.

Marrëveshja realisht ka plot elementë të paketës McAllister, por është zhvilluar si një marrëveshje autentike Rama-Basha, në të cilën Partia Socialiste bën një sakrificë reale nga pushteti i saj, për të krijuar një klimë besimi për zgjedhjet.

Dy ministri të cilat kanë sukses real, ajo e Brendshme dhe ajo e Financave, do qeverisen nga ministra teknikë, në shenjë besimi për opozitën, por dhe një kosto reale për Edi Ramën. Fatmir Xhafaj ka pasur një bilanc mbreslënës dy mujor si ministër, ndërsa financat shqiptare janë më të stabilizuarat e dhjetë viteve të fundit. Pamvarësisht kësaj, ndryshimet nuk kanë për të prekur thelbin e punës së tyre.

Lëshimet e tjera të Edi Ramës janë teknike dhe synojnë një menaxhim teknik të agjencive të mëdha shtetërore, të cilat shpesh përdoren si burim financimi jo ligjor për fushatat elektorale, siç janë burgjet, ALUIZNI, AZHBR etj.

Ajo që fiton Edi Rama është garancia e një procesi zgjedhor normal me opozitën, korrektësia me faktorin ndërkombëtar, të cilin e pati në krah në çdo moment, dhe krijimi i një klime për garë reale për secilën parti.

Lulzim Basha edhe pse po kryqëzohet si humbës i madh, nuk ka fituar pak. Ai natyrisht ka humbur “Republikën e Re”, por atë nuk e kishte njeri seriozisht. Nëse e shikon me syrin e tyre, natyrisht duket sikur Rama “i ka dhënë të pijë ujë në shoshë”, siç thuhet në këto raste. Por kjo nuk ishte një marrëveshje për ndonjë “Republikë të Re”.

Në të vërtetë, Basha ka fituar atë që i ofruan kritikët e tij brenda partisë tre javë më parë, kur McAllister paraqiti paketën e tij.

Nëse do ta kishte pranuar atëhere, natyrisht do fitonte më shumë se kaq. Tani ka humbur presidentin dhe avantazhin kohor, që do t’i jepte marrëveshja në kohë.

Nga pikëpamja personale, ai ka fituar më shumë se PD. Ai ka fituar në personalitetin e tij si kryetar real i Partisë Demokratike, pasi është faktorizuar duke u marrë seriozisht nga kundërshtari i tij, me të cilin ka negociuar një marrëveshje të detajuar, që i jep atij garanci të plota për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ata që e sulmojnë, llogarisin faktin se Basha nuk i fiton dot këto zgjedhje dhe nuk duhet të njohë sistemin, derisa ta shkatërrojë atë me bojkot. Basha ka pranuar sistemin dhe ka vendosur ta shtrijë në kohë betejën e tij, pasi ka marrë firmën e Edi Ramës që pas zgjedhjeve të nisë reformën zgjedhore dhe atë kushtetuese.

Paradoksalisht, Lulzim Basha ka fituar si lider i kritikëve të tij dhe është sot më shumë përfaqësues i tyre, se sa i atyre që mallkonin nga çadra Topallin, Bregun, Selamin etj. Ky do të jetë dhe momenti më delikat i tij, për të provuar nëse PD ja njeh të drejtën e firmës për marrëveshje apo jo.

Kur Fatos Nano dhe Berisha bënë marrëveshje më 2002, të dy kishin autoritet të plotë brenda partive të tyre, por përsëri nuk e patën të lehtë të tejkalonin ngërçin brenda partive të tyre. Rama është më i sigurtë në partinë e tij. Ky është momenti që Basha të noterizohet realisht si kryetar i PD, duke ja pranuar marrëveshjen. Dhe nëse shikoni që Berishën do ta ketë në krah, flini të qetë, se nuk i ndodh asgjë. Të gjithë ata që kanë kërkuar “Republikën e Re” dhe bojkotin do thonë “ja këtë kemi kërkuar”.

I vetmi problem i tij janë partitë e vogla aleate, që për shkak të rrethanave që u krijuan, kjo marrëveshje është penalizuese dhe ndoshta Basha do të mbajë fjalën për t’i futur pesë aleatët e tij besnikë në listat e PD.

Në tërësinë e vet, marrëveshja është një guxim politik i Edi Ramës, për të hequr nga axhenda e Shqipërisë një krizë artificiale dhe për të provuar me vepra, se nuk ka arsye për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, për një karrige pushteti.

Pavarësisht kësaj, që marrëveshja të vlejë, duhet të trajtohet me përulje nga të dy palët, për të krijuar realisht një klimë besimi. I vetmi qëllim i saj, është ngjallja e besimit tek zgjedhjet dhe triumfalizmi ndaj njëri- tjetrit mund ta vrasë atë pa lindur ende.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
O ba, po tani çfarë të bëj?!

Close