Home . Aktualitet . Qeveria shkeli ligjin, nën presionin e Ilir Metës i dha leje minerare Xhemail Pasmaçiut. Bllokohen ujra, kullota, karriera rivale. A do ta rivendikojë vendimin ministri Gjiknuri?

Qeveria shkeli ligjin, nën presionin e Ilir Metës i dha leje minerare Xhemail Pasmaçiut. Bllokohen ujra, kullota, karriera rivale. A do ta rivendikojë vendimin ministri Gjiknuri?

Qeveria duke shkelur ligjin me të “dyja këmbët” dhe nën presionin e Ilir Metës, asokohe aleati kryesor i Edi Ramës në qeverisje dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i ka dhënë leje minerare Xhemail Pasmaçiut në Batër të Martaneshit më 2015. Kjo leje është dhënë për shfrytëzimin e mineralit të kromit në një territor tepër të gjërë, duke nxjerrë në pah faktin se pas Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqit) qëndron as më pak dhe as më shumë por presidenti aktual Ilir Meta. Ndërkohë që janë bllokuar kullota, ujra dhe u është zënë fryma poseduesve të tjerë të lejeve minerale, duke tentuar që të mbivendoset mbi territorin e tyre të marrë për shfrytëzim. Dhe si zonë e nxehtë pritet që të ketë dhe konflikte.

Është Pëllumb Isaku administrator i kompanisë “Bebja” sh.p.k te “Lugu i gjatë” ai që ilustron më mirë përmes dokumenteve faktin se qeveria e vënë nën presion nga Ilir Meta dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi e VKM i ka dhënë leje minerare nr.147/5 Xhemail Pasmaçiut nën emrin e sajuar Ylli Ndroqi, pronar i Ora News.

“Kjo zonë minerare është shpallur me urdhërin nr.96, dt 07/04/2015 të ministrit Gjiknuri dhe përfshihet në shtesën e planit vjetor të 2015, në një kohë që plani vjetor është shpallur me numrin rëndor 63 datë 11 mars 2015, por meqënëse zona 147/5 është porositur nga jashtë është shpallur një muaj pas pas planit vjetor, por dhe harta topografike është punuar dhe shpallur më 13 prill të po këtij viti, ajo është e paligjshme”, thotë administratori i kompanisë “Bebja”, Isaku.

Njëherësh ai akuzon ministrinë e Energjisë se në rastin e dhënies së lejes minerare për Ylli Ndroqin në Bulqizë, s’është respektuar asnjë nga kriteret ligjore, duke mos marrë as mendimin e Ministrisë së Mjedisit, as të Pyjeve, as të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe për më tepër as të pushtetit vendor, që shprehet me vendimet e këshillave bashkiake e përfaqësuesit direkt të qeverisë në qeverisjen vendore, Prefektëve. Sipas tij, miratimi i planit vjetor bëhet 70 ditë para vitit kalendarik, dhe që nuk përmban në asnjë cep të tij lejen minerare për zonën në të cilën ka përfituar Ylli Ndroqi.

Sipas Isakut, planet vjetore duhet të publikohen në fletoren zyrtare dhe të pasqyrohen në hartën minerare dixhitale jo më vonë se 30 ditë kalendarike para përfundimit të vitit kalendarik. Në rastin konkret duket hapur shkelja ligjor sipas tij, pasi gjithçka është bërë jashtë kritereve që nga shpallja e konkurrimit, mosmarrja e asnjë mendimi nga Ministria e Mjedisit, Ministrisë së Rregullimit të Territorit, pushtetit vendor përmes këshillave bashkiake dhe të Prefektit. Në këtë këndvështrim, gjithçka është bërë në shkelje ligjore pasi zona 147/5 nuk përfshihet në këtë plan vjetor, deri në momentin e ndërhyrjes së Ylli Ndroqit, me mbështetjen e lidershipit të Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë i cili ka qënë gjithnjë nën presionin e Ilir Metës.

“Pamfleti.com” ka shkruar herë pas here se kreu i LSI njëherësh dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, sot President i vendit ka në pronësi një minierë kromi në qarkun e Dibrës. Por është dhe bashkëpronar me një biznesmen tjetër po kromi. Tashmë është faktuar me dokumente origjinale e zyrtare se Ilir Meta qëndron prapa bizeneseve të kromit dhe konkretisht pas biznesmenit Ylli Ndroqi, pronar i Ora News dhe pijeve energjike.

E shkruar e zeza mbi të bardhë dhe në regjistrin e bizneseve: kompania “YLDON” vendndodhja e minierës, ndërsa objekti (miniera) është në “Fushë Lopë” Qarku Dibër, emërtesa Krom me administrator Ylli Ndroqi, dhe me gjatësi 3.984 kilometra për shfrytëzim.

E kopsitur qartë, duke i dhënë një minierë kromi pronarit të Ora News Ylli Ndroqi. Prapa të cilit qëndron Ilir Meta. Tashmë problemi qëndron në faktin se, a do ta rivendikojë Ministri Gjiknuri vendimin e dhënë nën presion?! Deri atëherë ne do vijojmë zbardhjen e kësaj afere supergjigande me kromin në Bulqizë, përmes Xhemail Pasmaçiut prapa të cilit qëndron Ilir Meta./Pamfleti.com

Mos Humbisni:
La Repubblica/ Shqipëria, Rama kërkon Europën: BE mund të garantojë paqe dhe prosperitet

Close