LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Qimet në trup nuk janë një telash, por një tregues shëndeti

Qimet në trup nuk janë një telash, por një tregues shëndeti

E megjithëse qimet në trup janë të pahijshme estetikisht për pamjen e individëve, ato, sipas ekspertëve, janë një tregues shëndeti. Na mbrojnë nga pluhurat dhe irritimet e lëkurës, por kanë edhe funksione të tjera.

Në ditët e sotme, trendi i marrëdhënies me bukurinë “bërtet” me të madhe, duke thënë se “less is more” (më pak është më shumë), siç e keni dëgjuar padyshim këto kohët e fundit. Bëhet fjalë për një moto që tenton të vërë në pah “të paktën” e mundshme për të pasur një rezultat më të mirë. Me fjalë të tjera, “më pak është më shumë”. Pra qimet në trupin tonë mund të bëjnë përjashtim dhe duket se trendi nuk është gjithsesi aq larg nga realiteti: mjafton të mendoni për një foto të fundit të Miley Cyrus, e cila në një shfaqje është paraqitur me qime nën sqetulla.

Por le të analizojmë anën më … shkencore të qimeve tona.

” Folikulat e qimeve nuk shërbejnë thjesht për të prodhuar fibra qimesh, por përmbajnë enë gjaku, qeliza nervore dhe dhjamore”, ka shpjeguar për “Mail Online” profesori i biologjisë qelizore, Des Tobin, nga Universiteti i Bradford, nga Mbretëria e Bashkuar. Folikulat janë të pasura edhe me qeliza staminale (burimore) ose me ato qeliza që nuk e humbasin kurrë aftësinë për t’u rinovuar: një aktivitet thelbësor për shëndetin dhe shërimin e lëkurës. Lajmi i mirë është se, depilimi ose rruajtja e sipërfaqeve të lëkurës me qime nuk ka ndonjë efekt negativ te këto qeliza, të cilat vazhdojnë gjithsesi të rinovohen dhe ta mbajnë folikulën të paprekur. Disa epoka më parë, qimet në trup, përveçse ishin “trendi”, shfrytëzoheshin edhe si një burim mbrojtës nga dielli; detyra e tyre në trupin tonë, në fakt është pikërisht ajo e mbrojtjes së lëkurës në zonat më të ndjeshme. Për këtë, ekspertët deklarojnë që personat të cilët kanë më shumë push janë edhe më rezistentë ndaj shëndetit. Për shembull, qimet e hundës na mbrojnë nga pluhuri që thithim bashkë me oksigjenin, duke mos e lejuar atë që të futet në mushkëri. Një tjetër funksion i qimeve është mbrojtja nga irritimi i lëkurës, në zonat ku ndodh fërkimi. Shpesh, këto të fundit, janë zona ku femrat depilohen më tepër, si zona e bikinit dhe sqetullat. Po ashtu, gratë që përdorin kremra depilimi në zonën e bikinit, mund të preken më lehtë nga irritimi dhe mykëzimi i lëkurës. Disa mund të kenë alergji prej tyre. Depilimi i vazhdueshëm në këto zona mund të rrisë rrezikun për infeksionin e quajtur folikulitis – prishja e folikulës së qimes mund të lejojë futjen e baktereve në rrënjën e qimes. “Kur depilohemi, ne i heqim qimet me gjithë rrënjë dhe në lëkurë lëmë vrima të vogla. Kjo me shumë gjasa mund të shkaktojë një infeksion”, ka shtuar eksperti. “Nëse mendoni se ju ka ndodhur një inflamacion, atëherë shmangni heqjen me rrënjë të atyre qimeve në atë zonë dhe përreth saj.” Një nga problemet më të zakonshme quhet folikolite dhe paraqitet kur folikula thith baktere dhe u lejon atyre që të zhvillojnë territorin e tyre. Por në rast se nuk bëhet fjalë thjesht për një skuqje, ju duhet t’i drejtoheni mjekut specialist.

A tregojnë inteligjencë qimet në gjoks?

Një gjoks leshator është konsideruar gjithmonë si shenjë e burrërisë dhe e shëndetit të mirë te një mashkull. Dhe sigurisht, këtu duhet të ketë diçka të vërtetë! Kur vajzat dhe djemtë hyjnë në pubertet, një pjesë e qimeve pa pigment në trupin e tyre, bëhen më të trasha dhe të errëta, nën ndikimin e testosteronit dhe dihidrotestosteronit. Te disa gjitarë, qimet e trupit janë të nevojshme për ruajtjen e aromave, që njihen si feromone – lëndë kimike që tërheqin partnerin. Meshkujt kanë nivele më të larta hormonesh dhe zakonisht kanë më tepër qime sesa gratë në zona si fytyra, barku dhe gjoksi. Ndaj, një gjoks leshator është tregues i një niveli të shëndetshëm testosteroni. Megjithatë, e kundërta nuk është e vërtetë, pasi mungesa e qimeve në kraharor mund të jetë edhe gjenetike. Disa me pak qime mund të kenë nivele të shëndetshme hormonesh, por receptorët në zonën e lëkurës përgjigjen më pak ndaj tyre. Disa kërkime i lidhin qimet e burrave në gjoks me inteligjencën. Një psikiatër amerikan ka pohuar në vitet ’90 se qimet në gjoks gjenden më tepër te mjekët, sesa te popullata e përgjithshme. Mirëpo, një profesor i pyetur nga “Daily Mail” është skeptik, pasi ai thotë se kjo gjetje është pa kuptim, nëse nuk merren parasysh faktorë si raca, etniciteti dhe statusi social-ekonomik.

Loading...
More in Shendeti
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë vret(VIDEO)

Close