LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Qytetari i dërgoi mesazh kryeministrit për shqetësimin e madh, Rama i mobilizon të gjithë urgjentisht dhe bën brenda pak ditësh atë që nuk pritej (VIDEO)

Qytetari i dërgoi mesazh kryeministrit për shqetësimin e madh, Rama i mobilizon të gjithë urgjentisht dhe bën brenda pak ditësh atë që nuk pritej (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një tjetër histori problemi të zgjidhur me anë të platformës së bashkëqeverisjes.

Qytetari Albert Karaj kishte shkruajtur në platformë për të rindërtuar urën e prishur që lidh fshatrat Vesqi, Parret, Shënkoll dhe Vrap me shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Greça” në fshatin Koçaj.

Pas marrjes së mesazhit, qeveria filloi brenda pak ditësh rindërtimin e urës, e cila është akoma në fazën e punimeve.

“MIRËMËNGJES

dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama krahas videos.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close