Home . Aktualitet . Ekonomi . Rama: 3 herë më shumë financime në bujqësi. Objektiv, jo më parcela nën ujë

Rama: 3 herë më shumë financime në bujqësi. Objektiv, jo më parcela nën ujë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se financimi në sektorin e bujqësisë është 3 herë më i madh se gjatë qeverisjes së kaluar.

Teksa mori pjesë në aktivitetin “Flote e re e makinerive. Objektivi, uji në çdo parcelë” kreu i Qeverisë theksoi se përmbytjet ishin një problem i madh për vendin, duke shtuar se objektiv i qeverisë është fakti që nuk do të ketë më parcela nën ujë. Nga ana tjetër ai pohoi se tashmë këtij sektori i shtohen edhe 61 ekskavatorë të rinj, të cilët do bëjnë të mundur pastrimin e kanaleve kulluese.

“Nga viti 1993 kur është bërë investimi i parë në mbështetje të logjistikës në bujqësi, deri në 2001 kur ka mbaruar investimi në këtë sektor, janë sjellë në Shqipëri 56 ekskavator. Mosha mesatare e flotës që trashëguam ishte 21 vjeç. Që nga 2001 Ministria e Bujqësisë mori 10 ekskavatorë krahëgjatë, nuk ka hyrë asnjë mjet tjetër. Të gjithë e dinim se sa picir ishte që të përballoheshin përmbytjet. Këtu mbrapa janë praktikisht 61 ekskavatorë të cilëve po tu shtojmë edhe 10 ekskavatorët e tjetër që janë në punë, bëjnë 71. Vetëm dy vjet, jo vetëm që u vëmë në dispozicion fermerëve, bashkive të këtij sektori, rreth 31 ekskavatorë më shumë, por të gjithë akull të rinj për të pasur cilësi maksimale në punë. Kështu, kryetar nëse Shqipëria gati në çerekshekulli punoi me 40 ekskavatorë të përdorur, flota me 61 ekskavatorë jam i bindur se do mjaftoj për këtë fazë. Kjo është një punë e jashtëzakonshme që mos stresojë fermerët nga përmbytjet që vonin si rezultat i bllokimit të arterieve që bënin përcjelljen e ujit në Shqipëri. Kemi hequr 3.5 mln metër kub plehra, dhera, inerte vetëm në harkun ne këtij operacioni. Objektivi kush është? Që ne të bëjmë të mundur që këtë vit të kemi një kapacitet të menjëhershëm nga Tropoja, deri në Velipojë të shumë plehrave. Jam shumë i kënaqur që do shpëtoj dhe unë me ministrin nga telefonatat, e-mailet, e kryetarëve të bashkive. Si mundet vendi ynë t’ja lejojë luksin vetes të ketë mijëra hektarë jashtë përdorimit për shkak të ujit.”, tha Rama.

Loading...
More in Ekonomi
“The Telegraph” publikon 30 vendet më të bukura europiane, qyteti shqiptar renditet i dyti (Foto)

Close