Home . Aktualitet . Rama akuza të forta LSI-së: Do mbani përgjegjësi për llumin në burgje e hipoteka

Rama akuza të forta LSI-së: Do mbani përgjegjësi për llumin në burgje e hipoteka

Kryeministri i vendit Edi Rama i dha një tjetër mesazh sot aleatëve të dikurshëm në qeveri, LSI-së, të cilët janë tashmë në opozitë. Sipas tij, ata kanë lejuar krijimin e një llumi në burgje e hipoteka dhe për këtë do të mbajnë përgjegjësi. “Kemi gjetur, masazhatorë, infermierë dhe këngëtarë, nëpër burgje”,- tha ai.

“Çuarja e tepsisë për skrap do marrë 4 vjet, por fillimi i procesit këtu është nisur, do vazhdojë edhe aty ku është llumi më i madh në burgje dhe hipoteka. Burgjet janë sistemi ku shteti llum është bërë bashkë me llumin antishtet. Llumi ka arritur në nivele të papërfytyrueshme. Ndaj iu bëj thirrje të gjitha forcave të afta të ndërgjegjshme, profesionale duke filluar nga ushtarakët në lirim të bëhen pjesë e këtij procesi, asnjë veteriner masazhator, infermier, apo këngëtarë nuk do të punësohet më si polic burgu. Hipotekat janë një tjetër llum i madh, aty reforma ka nisur. Të jeni të sigurt se do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë lejuar llumin”,- tha Rama.

Mos Humbisni:
Lali Eri e tund dhe i këndon drejtoreshës së tij, “Ku ka si ajo”

Close