LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama batuta me banorët: Edhe korçare edhe trime? Merr të dashurin dhe ik në Durrës! Banori-Ramës: Po ku je more çuni i lagjes?!

Rama batuta me banorët: Edhe korçare edhe trime? Merr të dashurin dhe ik në Durrës! Banori-Ramës: Po ku je more çuni i lagjes?!

Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë. Ai vizitoi pasdite disa familje në një pallat te njësia Administrative Nr.7, për t’i bindur të largohen përkohësisht, në funksion të rindërtimit të çatisë së rrënuar nga lëkundjet sizmike. “Shtëpia lëvizi si të ishte lodër” tha Donika, një prej banoreve me origjinë nga Korça.

“Ne kemi pasur me frikë këto godinat, por kanë rezistuar goxha mirë, pjesa e sipërme duhet të riparohet. Merre edhe të dashurin që e ke në gjumë tani, shkoni te kovaleshenca dhe shkoni bëni një pushim të detyruar.

Atje i keni të gjitha, edhe koha është e mirë dhe bën ca shëtitje buzë detit. Ku na dole edhe ti korçare, ato janë për ballo, teatro, kinema, libra, gjuhën shqipe dhe kultivimin e shitjes, por edhe kaq shumë trime nuk e dinim” theksoi kryeministri.

Gjatë vizitës nuk munguan edhe batutat. “Po ku je more çuni i lagjes, jam çuni i Nailes dhe jo Bashkimi” i tha një banor kryeministrit, ndërsa Rama iu përgjigj ‘Kur njoh Nailen të njoh edhe ty, duhet të ikësh ca kohë në Durrës’.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close