LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama deputetëve: Fitorja nuk na ka ardhur nga drejtorët! Nëse veproni kështu, mos kini merak humbjen e keni të sigurt

Rama deputetëve: Fitorja nuk na ka ardhur nga drejtorët! Nëse veproni kështu, mos kini merak humbjen e keni të sigurt

Burime nga grupi parlamentar i PS-së bëjnë me dije se Rama ka paralajmëruar largimin nga grupi i PS-së të të gjithë atyre deputetëve që siç tha ai nuk dinë ku kanë zonat e tyre.

Rama: Pjesa më e madhe është e shëndoshë, por sigurisht që kemi edhe një pjesë të vogël që nuk e dinë ku janë dhe çfarë po ndodh, nuk dinë zonat, ku i kanë njerëzit. Nuk kanë një inventar të burimeve njerëzore, por merren vetëm me emërime drejtorësh. Fitorja nuk na ka ardhur nga drejtorët.

Në fjalën e tij, Rama u kërkoi deputetëve tu japin fund takimeve sa për sy e faqe, me të njëjtat fytyra e dallaveraxhinj, duke u kërkuar të jenë më afër halleve e problemeve të popullit.

Rama: Kështu siç po veproni ju, mos kini merak humbjen e keni të sigurt, zgjedhjet nuk fitohen, zgjedhjet i humb njëri dhe i fiton tjetri. Pastaj unë nuk do ju pres as juve, as ndonjë tjetër. Këtë quajeni si kërkesë për dorëheqje, nëse nuk i ktheheni partisë dhe besimit të njerëzve. Duhet t’i ktheni partisë atë që i keni marrë.

Prej muajsh PS është përfshirë në një proces riorganizimi. Kohët e fundit, që prej largimit dhe problemeve me Valdrin Pjetrin fokusi është përqendruar tek Shkodra.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Grida Duma e thotë hapur, flet për të infiltruar: Dhunën nuk e ndali Ilir Meta

Close