LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama firmos marrëveshjen për gazjellësin TAP në Azerbajxhan

Rama firmos marrëveshjen për gazjellësin TAP në Azerbajxhan

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Azerbajxhan, pasi ka firmosur marrëvëshjen e gazsjellësit trans-adriatik (TAP). Kryeministri është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Konsorciumi Shah Deniz njoftoi sot nënshkrimin përfundimtar të investimeve për zhvillimin e projektit të gazit Shah Deniz II me një vlerë 28 miliardë USD, në Baku të Azerbajxhanit, edhe nga kryeministri italian Enrico Letta, kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili, kryeministri kroat Zoran Milanoviç dhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç.

Vendimi parashikon zgjerimin e tubacionit Jugor të Kaukazit përmes Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë duke ndërtuar gazsjellësin Anatolian ( TANAP ) në gjithë Turqinë dhe ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit në Europë. Nënshkrimi zyrtar i investimeve për zhvillimin e fushës “Shah Deniz II” u zhvillua sot në një ceremoni në Qendrën e Alijev Hejdar në Baku (Azerbajxhan) ku morën pjesë Presidenti Ilham Alijev dhe liderë të qeverive të vendeve ku do të kalojë ky tubacion.

Drejtori i TAP, Kjetil Tungland tha se “marrëveshja e firmosur sot, është një hap i rëndësishëm për TAP. Fokusi tashmë do të zhvendoset në ndërtimin e gazsjellësit në kohë dhe brenda kostove të buxhetit”. Sipas tij, ky vendim është një tjetër hap historik në realizimin e Korridorit Jugor të Gazit në Europë. Me hapjen e kësaj rruge të re, TAP dhe Shah Deniz do të siguronin diversitetin dhe sigurinë e furnizimeve me gaz në Europë, si dhe do të rrisnin rëndësinë strategjike të vendeve përgjatë rrugës së gazsjellësit.

Llogaritet se 16 miliard metër kub gaz në vit, prodhuar nga fusha gjigande e Shah Deniz do të kalojë nëpër 870 kilometra, duke siguruar energji për miliona konsumatorë në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Bullgari, Shqipëri dhe Itali. Gazi i parë do të rrjedhë në fund të vitit 2018 me shitje në Gjeorgji dhe Turqi, ndërsa dërgesat e para në në vendet e tjera, ku përfshihet edhe Shqipëria do të jenë rreth një vit më pas, në 2019-tën.

Gazsjellesi-TAPMë 28 qershor Azerbajxhani njoftoi zgjedhjen e Gazsjellësit TAP për furnizimet e gazit natyror në Evropë. Tubacioni TAP do të japë gazin e Azerbajxhanit për Italinë përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Kostoja totale e projektit është rreth 2.2 bilionë dollarë. Burimi kryesor i projektit TAP është gazi që do të prodhohet në kuadër të fazës së dytë në Shah Deniz. Sipas parashikimeve, prodhimi në fazën e dytë do të fillojë në vitin 2016 dhe Tubacioni TAP do të ndërtohet brenda 3 viteve.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Gjykata, burg 6 prej 8 të arrestuarve për kontraband të naftës dhe alkoolit
Close