LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama i përvishet Litës: “As të njoh, tani po të shoh për herë të parë!”

Rama i përvishet Litës: “As të njoh, tani po të shoh për herë të parë!”

Korab Lita synon të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të Demokratëve nëpërmjet një procesi që disa prej anëtarëve e konsiderojnë fiktiv. Nënkryetari i këtij grupi, Halit Valteri akuzoi sot në emisionin “Top Talk” se Lita dhe dy mbështetës të tij as nuk janë dëgjuar të flasin në Parlament.

Në fakt, edhe pse ka hyrë në muajin prill në Kuvend, Lita ka qenë shumë pak aktiv në diskutimet e seancave plenare, ndërkohë që në seancën e fundit pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama.

“As të njoh, tani po të shoh për herë të pare”, i drejtohej Rama Litës, i cili pritet të jetë ‘de jure’ kundërshtari i tij në sallën e Parlamentit.

“Shiko, që kur kam ardhur në këtë Parlament kam dëgjuar shumë njerëz që më thonë harroje, dhe më rezulton se ata janë harruar. Harroje është një fjalë që të këshilloj të mos e përdoresh se do harrohesh shpejt. Mos fol në emër të anës sepse ti s’ke asnjë anë, je anë vetë. Të lutem, mos më ndërhy po deshe, se unë as të njoh, tani po të shoh për herë të parë. Me Myslimin mund t’i lejoj vetes të bëj replika, por ty s’të njoh. Pse më ndërhyn?”,- iu drejtua Rama Litës.

Vendimi për zëvendësimin e Rudina Hajdarit nga drejtimi i demokratëve të Parlamentit nuk është zyrtarizuar ende, ndërsa me interes pritet seanca e nesërme plenare.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Katalonja pushtohet nga protestat, nesër pritet një protestë masive edhe në Madrid nga studentët

Close