Home . Aktualitet . Rama kalon te protestuesit, çadra festë, Basha: Ja kur do e mbyllim

Rama kalon te protestuesit, çadra festë, Basha: Ja kur do e mbyllim

Pas  lajmit për arritjen e marrëveshjes Lulzim Basha dhe Edi Rama u fiksuan nga kamerat në një shtrëngim duarsh miqësor dhe më pas kryetari i PD u drejtua për në çadër, ndërsa kryeministri u largua mes protestuesve për te vila qeveritare ku ndodhej makina e tij.

Por ndryshe nga herët e tjera, nuk pati asnjë reagim nga protestuesit, që ishin të fokusuar te Basha.

Në çadër të gjithë ishin në festë për marrëveshjen e arritur, pasi e cilësuan si një fitore të opozitës përballë qeverisë.

Basha nga çadra deklaroi se nesër do të nisim përgatitjet për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira.

Gjithçka ka ndryshuar, nesër nisim përgatitjet për t’iu dhënë shqiptarëve zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie që do të ndryshojë, bazuar në vullnetin tuaj” deklaroi Basha nga çadra.

Basha tha se çadra do të vazhdojë akoma të qëndrojë e hapur, deri në detajimin e marrëveshjes së sapo arritur.

Çadra nuk do të mbyllet. Në fillim të detajojmë marrëveshjen dhe pastaj të japim lajmin e mirë” tha Basha.

Megjithatë, pas 90 ditësh protestë sonte pritet që të jetë nata e fundit e çadrës, pasi marrëveshja u arrit.

Mos humbisni:
Ka një marreveshje mes Edi Ramës e Bashës

Close