LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama: Korrupsioni si kancer agresiv. Do e shërojmë me reforma, jo luftë institucioneve

Rama: Korrupsioni si kancer agresiv. Do e shërojmë me reforma, jo luftë institucioneve

TIRANË- Sot është bërë prezantimi i draftit të parë të Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit, veprimtari e bashkëorganizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e përfaqësuar nga Robert Wilton, Ministri për Çështjet Vendore dhe UNDP, Bledi Çuçi, nënkryetari i Prezencës, dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e UNDP-së në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun.

Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama theksoi nevojën e reformave në vend sepse korrupsioni sic tha ai, është një sëmundje që ka mbërthyer vendin jo vetëm në sipërfaqe por edhe në brendësi.

“Nuk dua të flas më gjatë për këtë fjalë që duket se ushqehet më shumë nga konferencat, seminaret, strategjitë që mbeten në nivelet e fjalëve. Kjo plagë është në gjithë sipërfaqen e lëkurës së vendit tonë dhe që brenda gëlon nën lëkurë nga kanceri agresiv dhe kanceri nuk shërohet me terapi të sipërfaqëshme apo duke mbuluar plagët me operacione kozmetike, na duhet aksion i fortë i përbashkët, por unë dua të them vetëm kaq, me ose pa të tjerët ne do bëjmë gjithçka që na takon që pas 4 vitesh të flasim ndryshe kur flasim për korrupsionin.”

Sipas Ramës, lufta kundër korrupsionit është një luftë për jeta e vdekje për Shqipërinë. Por tha ai, ‘ne do e bëjmë këtë reformë’, duke shtuar se nuk do nevojiten luftra si në rastet e kaluara, kundër institucioneve.
“Ne do e bëjmë këtë reformë, e kemi braktisur luftën që bëhej dikur, me presidentin, me prokurorin, me gjykatat sepse ne kemi besuar se ajo luftë nuk do sjellë asnjëherë rezultate dhe ja ku janë rezultatet, korrupsioni nuk është luftuar. Por nga ana tjetër, reforma në drejtësi dhe vendosja e sistemit të drejtësisë në funksion të drejtësisë kërkon dhe përfshirjen e vetë njerëzve dhe vetë sistemin”.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Itali, sekuestrohet 1 ton hashash Lazarati, trafiku me peshkarexhë
Close