LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama: Ky është grupi më i rrezikshëm k.riminal në Shqipëri por fundin do ketë të paimagjinuar

Rama: Ky është grupi më i rrezikshëm k.riminal në Shqipëri por fundin do ketë të paimagjinuar

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje “Live” në Facebook në evenimentin javorë të bashkëqeverisjes, ka folur sërish për grupin KÇK.

Ai e ka cilësuar këtë grup si organizatën më të rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri.

Edi Rama:

“Sot vazhdon të jetë e vështirë, shpesh herë e pamundur të mendosh se mund të shkosh në gjykatë dhe ta zgjidhësh problemin.

Pasi sot ne jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i sistemit të drejtësisë i cili kërkon kohën e vetë, e kur ndërkohë shumë nga xhakajdurët që janë në sistem, që e dinë vetë ata që nuk e kalojnë dot filtrin e vetingut, pra që do ti kapi fshesa, janë lëshuar kap ça të kapësh, “KÇK”.

KÇK-ja është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri. Sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si një organizatë grabitësish ordiner.

Për KÇK-në ne po bëhemi gati dhe sikundër e kam lajmëruar lidhur me krimin e organizuar, paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën kundër krimit të organizuar në një nivel të pa ndodhur kurrë më parë dhe me rezultate absolutisht të garantuara në një hark kohe jo të gjatë.

Ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale”.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Porositi lushnjarin për të eleminuar Ndojan”, Braçe: Berisha po na kërcënon me jetë, Kokoneshi s’e njeh fare prokurorin

Close