Home . Aktualitet . Rama: “Lëvizja e Dhjetorit ’90” mbetet unikale

Rama: “Lëvizja e Dhjetorit ’90” mbetet unikale

Grupimi “Dhjetor ’90” ka nisur aktivitetet në përvjetorin e 23-të të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit. Në takim ishin studentë të atij viti dhe pedagog, e mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri vlerësoi se, “Është forca e atyre ëndërrave që e sjellin Shqipërinë gjithmonë e më pranë Europës, shumë më ndryshe nga ato ditë  që të gjithë ne që ishin këtu e jetonim ëndërrën si një realitet. Sot dhe për çdo dhjetor ti kthehemi pas atij dhjetori që të shohim se ku jemi se kush më shumë e kush më pak kemi qenë protagonistë dhe të japim llogari”.

“Lëvizja e dhjetorit e jetoi të tashmen me forcën që përkuli të gjithë kufinjtë, tejkaloi kufijntë e të shkuarës. Një ëndërr që mori forcë nga bashkimi dhe i bashkoi të gjithë. Kjo është një ëndërr që edhe sot na jep fuqi për të ecur para”, shtoi Rama.

Ndër të tjera kryeministri Rama e cilësoi lëvizjen studentore si,”Falë asaj lëvizjeje, sot shqiptarët e kanë Europën pjesë të përditshmes së tyre. Mbetet ende legjitime krenaria për atë dhjetor. Përpjekjet dhe kërkesat e asaj lëvizjeje janë dhe mbeten gjithmonë burim i një jehone të fuqishme për të vënë në lëvizje transformime të shoqërisë tonë.”

“Unë majtas dhe Mesila djathtas, por ju na dhatë mundësinë të dëshmojë se, kur dy korsitë janë pjesë e një rrugë, ka më shumë se një arsye për të shpresuar, jetuar dhe bindjen se pikërisht ekzistenca e një korsie tjetër bënë që rruga të shkojë më mirë”, përfundoi ai.

Aktivitetet:

Sot në orën 12.00 në Qytetin Studenti tek Sheshi Demokracia, pranë Përmendores së Princit të Mendjeve te Lira, Azem Hajdari zhvillohet ceremonia “Një lule për ty Azem”.

Me rastin e kësaj ngjarjeje do të ketë një deklarate për mediat mbi qëndrimet e Grupimit “Dhjetor 90” për aktualitetin e vendit tonë në përvjetorin e 23-të të Pluralizmit Politik.

Ndërsa në orën 18.00 në Hotel Tirana International (Salla ABRET) do të jetë pritja tradicionale me të ftuar specialë (fjalime, mbresa dhe kujtime nga protagoniste dhe te ftuar ne shoqërinë e verës dhe tingujve të muzikës klasike).

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Politike
U vranë teksa gjuanin për peshk. Familjarët, “Nuk ishin trafikantë, kërkonin bukën e gojës”
Close