LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Rama mesazh Topallit: S’ke ç’bën Jozefinë, të erdhi dita të votosh për mua (Video)

Rama mesazh Topallit: S’ke ç’bën Jozefinë, të erdhi dita të votosh për mua (Video)

Në parlament ka edhe momente kur deputetët lirohen nga kostumi zyrtar dhe kanë kohë të shkëmbejnë edhe përshëndetje apo biseda me njeri-tjetrin. Kështu, pavarësisht se javën që kaloi Kuvendu u mblodh për një seancë të jashtëzakonshme, ku u votua vettingu, emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë disa momente pikante, mes humorit dhe batutave.

I tillë është dhe momenti kur kryeministri Edi Rama flet nga vendi dhe i drejtohet ish-liderit të PD-së, Sali Berisha, i cili pas gati 3 muajsh bojkot u rikthye në Kuvend bashkë me kolegët e tjerë demokrat, për të votuar vettingun.

Screenshot021

Embëlsira, vota e Saliut për qeverinë time, edhe e Jozefinës. Skë çbën Jozefinë, të erdhi dhe kjo ditë të votosh për mua”, – pohon kryeministri mes të qeshurash. Në kontekstin e humorit është dhe deklarata e Kreshnik Spahiut, i cili pas takimit me Bashën paralajmëroi dalje nga politika nëse lideri i PD-së nuk e fuste në listën e kandidatëve për deputetë. Për më tepër ‘BalkanWeb’, ju fton të shihni videon:

Loading...
More in Argetim
VIDEO/ Të rinjtë e LRI-së i kanë “shplarë trurin”, këndojnë si dëshmitarët e Jehovait

Close