LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama: Në 2014 do injektojmë 1.1 mld $ në ekonomi

Rama: Në 2014 do injektojmë 1.1 mld $ në ekonomi

Kryeministri Edi Rama në “Top Story” te Sokol Balla ka deklaruar se po diskutohet me FMN në lidhje me programin e rimëkëmbjes së ekonomisë. Sipas tij, bordi i FMN do mblidhet. “Unë s’dëshiroj të flas për shuma specifike, por kemi marrë dhe me fjalët e Guvernatorit të BSH një nga marrëveshjet më të mira që një qeveri ka marrë nga FMN ndonjëherë edhe bazuar në natyrën e programeve e marrëdhënieve që FMN ndërton me qeveritë e vendeve të ndryshme”, tha Rama. Duke përmendur dhe shumat reale që do të merret nga FMN, BB dhe institucione të tjera financiare. “Kur kemi nisur bisedimet jemi nisur me një ide paraprake për të marrë 150-100 milion euro.”

Sot kemi mbi 300 mln euro nga FMN plus me një rishikim të programit të Bankës Botërore, presim një shumë të konsiderueshme edhe nga kjo, dhe ajo që është më e rëndësishmja, vitin e ardhshëm në disa forma, qoftë me investime direkte, qoftë të shlyerjes së borxheve , qoftë në formën e disa investimeve të tjera nëpërmjet Fondit të Zhvillimit Rajonal, ne do të injektojmë në ekonomi, 1.1 miliard dollarë”, tha ai. Ai shpreson në rritje ekonomike, duke futur këtu rritjen e pagave e pensioneve si dhe riorganizim të skemës së pensioneve. Rama e ka cilësuar Berishën një të marrë, të cilin PD ta mbajë brenda që të mos tërbojë dynjanë.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Skandali në Gjykatën e Pukës, Apeli shqyrton masat për 4 të arrestuar

Close