Home . Aktualitet . Rama: Në 2018 fund historisë me dy bilance të kompanive, ndalim shmangien e detyrimeve

Rama: Në 2018 fund historisë me dy bilance të kompanive, ndalim shmangien e detyrimeve

“Rritja ekonomike e 2018-s do të vazhdojë të përshpejtohet, në të paktën 3,8%, sipas parashikimeve të Bankës Botërore dhe FMN, ose katër herë më i lartë nga rritja që gjetëm në vitin 2013.”

Me tone optimiste për të ardhmen ekonomike të vendit, Kryeministri Rama paralajmëroi gjatë Konferencës për Bankat dhe Rritjen Ekonomike se duke filluar nga viti ardhshëm, do të marrë fund historia e kompanive që deklarojnë dy balance, një për bankat dhe një tjetër për shtetin.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm qeveria shqiptare, administrata tatimore nuk do njohë asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancet që disponojnë bankat. Historia e dy bilanceve kur vinte banka kompania tregonte sa shumë kanë dhe kur vinte shteti tregonin sa keq janë, do marrë fund nga viti 2018. Të gjitha kompanitë, duhet ta kenë të qartë. Tatimet nuk do njohin asnjë bilanc tjetër vec bilancit që këto kompani i dorëzojnë bankave për të treguar sa shumë kanë”- tha Rama.

Kryeministri ripërsëriti se në vend ekzistojnë rreth 800 kompani që shmangin detyrimet ndaj punonjësve të tyre duke ju dhënë gjysmën e rrogës në dorë, gjysmën nën dorë dhe duke i shkaktuar dëm arkës së shtetit.

“E dyta, përfitoj nga rasti edhe pse mund të mos ketë lidhje me konferencën, parafytyroni që sot ne kemi 800 kompanitë më të mëdha të vendit që deklarojnë se 42 përqind e punonjësve paguhen nën 300 mijë lekë të vjetra deri dhe inxhinjerë. Kemi të bëjmë me një shmangie të patolerueshme të detyrueshme ndaj punonjëse duke ju dhënë gjysmën e rrogës në dorë, gjysmën nën dorë, duke ju kompromentuar seriozisht të ardhmen dhe pensionin, e natyisht edhe një dëm për shtetin, arkën e shteti dhe padyshim edhe për shoqërinë si e tërë. Ajo që ka rëndësi duke u kthyer në temë se rritja ekonomike 2018 do vazhdojë të tregojë qëndrueshëri.” – deklaroi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, gjenerimi i 26 miliardë lekëve të ardhura shtesë në buxhetin 2018, mbështet paketën më të madhe të investimeve në historinë e vendit, si dhe uljen e mëtejshme të borxhit publik, me të paktën 2,5% në raport me PBB-në.

“Janë plot 86 miliardë lekë, pothuajse 700 milionë euro ose 5,2% e PBB të destinuara për investime gjatë vitit të ardhshëm.Buxheti i vitit 2018, është në fakt hapi i parë i madh drejt ndërtimit të Shqipërisë që duam. Si timonierë të vetëm të vendit, ishte përgjegjësia jonë që të prezantonim një buxhet që afron Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian dhe është pikërisht kjo ajo që po bëjmë.”

Komento
Mos Humbisni:
Misteri i Kishës së Laçit/ Zbulohet fatkeqësia që u ndodhi 32 ushtarëve të diktaturës që shkuan të shkatërronin muret e kishës! (Foto)

Close