LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Rama në Gjirokastër dhe Sarandë: Rikthejmë standartet moderne në spitale

Rama në Gjirokastër dhe Sarandë: Rikthejmë standartet moderne në spitale

Materniteti i Gjirokastrës dhe ai i Sarandës janë kthyer në spitale të standardeve moderne, falë investimeve më të fundit të kryera në to.

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në jug të vendit është ndalur fillimisht në maternitetin e Gjirokastrës, prej nga risolli në vëmendje situatën absurde të pak kohëve më parë që i detyronte nënat t’i sillnin në jetë fëmijët e tyre në vende të tjera.

“Ju e dini më mirë se unë, këtu sikur shkonin në spital lufte, me dritaret e mbyllura me plastmasë, pa xhama e pa korniza. Tani është bërë një maternitet komplet europian. Patjetër do të vazhdojmë hap pas hapi me të tjerat. Është një kantier i madh shëndetësia dhe ka nevoja të jashtëzakonshme, por hap pas hapi,” u shpreh Kryeministri.

Më tej Rama ka inauguruar rrugën nga sheshi i Çerçizit deri në Postbllok e cila do të ofrojë për banorët një infrastrukturë të re moderne. Kryeministri anonocoi një projekt të ri që lidhet me restaurimin e 20 shtëpive të para.

“Është e rëndësishme që ne të mbyllim këtë pjesë dhe të vazhdojmë me pjesën sipër, të Unazës dhe sheshin e ri, që të jetë komplet pedonal, në mënyrë që të bëhet hyrja në Pazar. Kështu kompletohet ky aspekt, në aksin që fut dhe nxjerr njerëzit që vizitojnë Gjirokastrën. Pastaj është projekti tjetër i atyre 20 shtëpive të para që duam t’i “binjakëzojmë” si shtëpi të restauruara me shtëpinë e Kadaresë. Gjithashtu, edhe ndërhyrja që duam të bëjmë me Fondin e Zhvillimit, në pjesën poshtë për të pastruar të gjithë situatën rreth godinave të reja. Natyrisht pa harruar fokusin tek ndriçimi publik, që është themelor për ta ndriçuar në mënyrë të posaçme Gjirokastrën”, u shpreh Rama.

Ndalesën e fundit Rama i shoqëruar edhe nga ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, e ka bërë në maternitetin e Sarandës. Ministri foli për investimet re që do të bëhen në këtë godinë.

“Kushtet kanë qenë jashtëzakonisht të këqija. Një pjesë e lindjeve janë bërë në Tiranë. Investimi është rreth 2.2 milion dollarë, është financim i buxhetit të shtetit. Ndërkohë në pjesën tjetër do të bëjmë komplet kirurgjinë e re,” u shpreh ministri Beqaj

Loading...