LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama ngushëllon Gjylametin për humbjen e të vëllait, ish deputetja e PD-së: Pa fjalë! Zoti u dhëntë forcë!

Rama ngushëllon Gjylametin për humbjen e të vëllait, ish deputetja e PD-së: Pa fjalë! Zoti u dhëntë forcë!

Një aksident i rëndë në tunelin Tiranë-Elbasan i mori j.etën vëllait të deputetes së PS, Blerina Gjylametit.

Një lajm i hidhur për familjen e saj, e cila jo më shumë se një vit më parë ka humbur edhe motrën e madhe nga një sëmundje e rëndë.

Fotografi Agim Rama, një prej miqve të deputetes e ka ngushëlluar me anë të një postimi në Facebook, ku shkruante se nuk do të donte që të publikonte kurrë një lajm të tillë.

Ngushëllimet nuk kanë njohur ngjyrë partie, pasi edhe ish-deputetja Liljana Elmazi ka komentuar duke i ofruar fjalët e saj të ndjera Gjylametit.

Komentet në postimin e Agim Ramës:

Liljana Elmazi: Çfarë i ka ndodhur Blerinës, Agim?

Agim Rama: Vëllai mbrëmë në aksidentin Elbasan-Tiranë. Fatkeqësi e madhe për të!

Liljana Elmazi: Po po më tha Evin Kushi tani! Pa fjalë! Zoti u dhëntë forcë! Në këto raste s’gjen dot fjalë ngushëllimi! Zoti i dhëntë forcë Blerinës e familjes për këtë tragjedi të madhe!

Loading...
More in Aktualitet
“Tronditi” Kuvendin me fjalimin e saj, shikoni CV e zëvendëses së Bashës në parlament

Close