LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama: Projekti i Rrugës së Arbërit do të bëhet me gjysmën e kostos krahasuar me projektin e vjetër

Rama: Projekti i Rrugës së Arbërit do të bëhet me gjysmën e kostos krahasuar me projektin e vjetër

Dibra do të jetë oborri i metropolit”. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat zhvilloi këtë të shtunë një takim me banorët e Peshkopisë për planin e zhvillimit dhe shërbimet.

Një nga projektet më madhore, Rruga e Arbrit, sipas kryeministrit ka një përmirësim të konsiderueshëm. Ai tha se rruga do të bëhet me gjysmën e kostos krahasuar me projektin e vjetër.

Pas ndërtimit të rrugës, Dibra do të jetë një lagje e madhe Tiranës, pasi integrimi do të jetë i plotë. Dibra do të kthehet në oborrin e pasmë të metropolit. Me ndërtimin e rrugës do të shikojmë ndryshime të mëdha në bujqësi, turizëm dhe jo vetëm. Po diskutojmë me qeverinë Maqedonase për të ndërtimin e pjesës së mbetur në anën tjetër të rrugës”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se qeveria do të investojë edhe rindërtimin e muzeut në Kastriot. “Ne kemi sot edhe projektin e muzeut të Skënderbeut në Kastriot. Ne po financojmë rindërtimin e muzeut dhe mendojmë se kjo do të jetë një pikë shumë e rëndësishme që do t’i japë më shumë mundësi të gjithë zonës. Do të bëjmë investimin e munguar edhe për llixhat. Ndërhyrjet në qytete janë shumë të rëndësishme për njerëzit”.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi, Politike
Rruga e Arbrit/ Bulqiza larg Tiranës vetëm 40 minuta

Close