LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama reagon sërish: S’ka lindur ende ai kompjuter që parashikon tërmetet! Pjellë e ligësisë njerëzore, përbuzeni

Rama reagon sërish: S’ka lindur ende ai kompjuter që parashikon tërmetet! Pjellë e ligësisë njerëzore, përbuzeni

Në një reagim të dytë për mediat, Kryeministri Edi Rama ka dënuar lajmin e përhapur qëllimisht për një tërmet të fuqishëm në orën 23:30 nga portali Syri.Net dhe Shekulli. Ai ka sqaruar dhe një herë se tërmetet nuk mund të parashikohen, është e pamundur siç thekson si, duke deklaruar se një gjë e tillë është e dënueshme me ligj.

“Nuk ka lindur ende ai kompjuter që parashikon tërmetet! Çdo lajm apo fjalë e përhapur për të mbjellë panik, për ardhjen e tërmetit, është pjellë e një ligësie të pashembullt njerëzore, që duhet përbuzur nga logjika dhe dënuar nga ligj”, shkruan Rama.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close