LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama shfaqet mes liderëve të lartë në Bruksel pak orë nga vendimi final për negociatat me KE

Rama shfaqet mes liderëve të lartë në Bruksel pak orë nga vendimi final për negociatat me KE

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Partive Socialiste Europiane dhe me figura të tjera të rëndësishme të BE-së.

Në takim janë diskutuar tema të ndryshme, përfshirë dhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili këtë moment e ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“#PESLeadersMeeting–#KëshilliEuropian —-Kryeministri Edi Rama së bashku me Kryeministrin finlandez Antti Rinne, Kryeministrin suedez Stefan Löfven, Kryeministren daneze Mette Frederiksen, Kryeministri portugez Antonio Costa, Kryeministri i Sllovakisë Peter Pellegrini, Kryeministri i Maltës Joseph Muscat, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Presidenti i PE David Sassoli, Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme Federica Mogherini, Presidentja e Grupit S&D Iratxe Garcia Perez, komisionerët e rinj të BE etj, fillojnë PES#LeadersMeeting përpara Këshillit Europian.

Temat kryesore të Takimit: zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, Brexit etj”-shkruan Balla.

Loading...
More in Aktualitet
U ankua pë flamurin shqiptar, Vetëvendosje i kthen përgjigje Vuçiçit: Nuk je në pozita të komentosh simbolet

Close