LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rama me shoqatën e sigurimeve: Sjellin zhvillim për Shqipërinë

Rama me shoqatën e sigurimeve: Sjellin zhvillim për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatës së agjencive të sigurimeve. Në këtë takim u fol për problematikën dhe shqetësimet e publikut dhe të shoqatës në lidhje fushën e sigurimeve.

Shefi i qeverisë theksoi se kjo fushë përbën një potencial të madh zhvillimi për Shqipërinë dhe për pasojë nevojitet një strategji e plotë zhvillimi për të ardhmen, për t’u larguar një herë e mirë nga arnimet e vazhdueshme që janë bërë në këtë sektor.

Kryeministri i kërkoi Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Ahmetaj, të organizojë seanca të posaçme konsultimi me shoqatën e agjencive të sigurimeve, në mënyrë që brenda afatit kohor të një muaji të përgatitet një plan strategjik për këtë sektor.Rama vuri në dukje se interesi i publikut do të jetë në qendër të strategjisë së re që do të hartohet.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Arrest babait, prostituonte fëmijën e mitur tek një profesor gjimnazi
Close