Home . Aktualitet . Rama viziton familjen e vajzës diabetike: Rimbursojmë insulinat dhe fishat e diabetit për gjithë fëmijët

Rama viziton familjen e vajzës diabetike: Rimbursojmë insulinat dhe fishat e diabetit për gjithë fëmijët

Me buxhetin 2018 do të rimbursohet jo vetëm insulina për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

Lajmin e mirë e ka bërë publik Kryeministri Rama, i cili ka zgjedhur që mesditën e sotme të vizitojë një familje në Kombinat, ku vajza e vogël e shtëpisë vuan nga sëmundja e diabetit.

Gjatë një bisede miqësore të transmetuar në kanalin ERTV në facebook, kryeministri njoftoi se mesatarisht, rimbursimi do të sjellë 1.2 milionë lek në vit kursim për familjet.

Në këtë vizitë kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi se do të hiqet edhe vatja e diabetikëve në zyrat e shërbimit social një herë në vit për dokumenta.
Përveç rimbursimit, qeveria ka vendosur që fëmijëve të diagnostikuar me diabet tu paguhen librat shkollorë.

Komento
Mos Humbisni:
Ja kush janë tre shqiptarë që u arrestuan në Itali me 2 ton kanabis!

Close