LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ramadan Trocit, prokurorit VIP që urdhëroi arrestimin e Fullanit dhe Shpëtim Gjikës përfundimisht i shkarkuar…objekt hetimi dhe gjykimi

Ramadan Trocit, prokurorit VIP që urdhëroi arrestimin e Fullanit dhe Shpëtim Gjikës përfundimisht i shkarkuar…objekt hetimi dhe gjykimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar prokurorin Ramadan Trocin.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë ka vendosur shkarkimin e Trocit.

Troci njihej edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka urdhëruar arrestimin e Ardian Fullanit dhe Shpëtim Gjikës. Në vendimin e shkarkimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka krijuar bindjen se Ramadan Troci ka fshehur pasuri të paluajtshme në emër të personave të afërt.

Troci ra në rrjetën e vettingut për mosjustifikim pasurie, ku përfshihej një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës, por edhe për hetime të paplota të incidenteve me pasoja vdekjen dhe plagosjen e disa minatorëve në minierat e Bulqizës kur Troci ishte prokuror në atë rreth.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Maks Haxhia lë spitalin, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Close