LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Ramushi i rrëzuar, akuza dhe “trimëri”: Vuçiç, Thaçi e Rama plan prej 10 mld eurosh për ndarjen e Kosovës, unë i pengova!

Ramushi i rrëzuar, akuza dhe “trimëri”: Vuçiç, Thaçi e Rama plan prej 10 mld eurosh për ndarjen e Kosovës, unë i pengova!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të fortë, ndërsa pohoi se kishte parandaluar grabitjen e 10 miliardë eurove, plan ky që sipas tij që do të realizohej përmes ndarjes së Kosovës.

Haradinaj akuzoi për të plan treshen Vuçiç-Thaçi-Rama, pasi sipas tij ata ishin ideatorët për ndarjen e Kosovës.

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Loading...
More in Rajoni
U ankua pë flamurin shqiptar, Vetëvendosje i kthen përgjigje Vuçiçit: Nuk je në pozita të komentosh simbolet

Close