LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Raporti i Bankës Botërore: Taksat në Shqipëri, më të larta së në rajon

Raporti i Bankës Botërore: Taksat në Shqipëri, më të larta së në rajon

Shqipëria renditet vendi i 146 në botë porsa i përket pagesës së taksave. Ky është përfundimi i raportit “Pagesa e taksave 2014”, i hartuar nga Banka Botërore. Raporti e konsideron të lartë nivelin e taksave mbi biznesin në Shqipëri, krahasuar me vendet fqinje, si Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, të cilat kanë një taksë për biznesin 10% dhe Mali i Zi që e ka 9%.

Në janar të këtij viti, me hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale, Shqipëria kaloi nga taksimi i sheshtë në taksimin progresiv, dhe kjo e ka rritur normën mesatare të taksimit.

Raporti i Bankës Botërore vlerëson se të ardhurat nga biznesi i mesëm dhe i madh në Shqipëri janë 15%, ku vendi ynë barazohet me Serbinë. Kroacia dhe Turqia, e cila synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian ka normat më të larta në rajon me 20%.

Kalimi në taksimin progresiv për të ardhurat personale në vendin tonë, ka rritur gjithashtu edhe taksat për personat që fitojnë më shumë se 130 mijë lekë në muaj, në 12%.

Raporti i fundit i Bankës Botërore, “Pagesa e taksave 2014”, ka përllogaritur se norma se norma e përgjithshme e taksimit në Shqipëri është 31.7% e fitimit, duke qenë më e lartë se në Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, Bosnje, por më e ulët se në Serbi.

Raporti “Pagesa e taksave 2014”, i hartuar nga BB ka marrë parasysh regjimet e taksave në 189 ekonomi, si dhe ka nxjerrë në pah reformat e përbashkëta të ndërmarra në 11 vende në përmirësimin apo futjen e sistemit elektronik të pagesave të taksave, si

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
E kërcënonte dhe dhunonte prej 2 vitesh për qëllime prostitucioni, pranga tutorit 19 vjeçar

Close