LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Raporti i Venecias “vulos” fatin e Ilir Metës si President

Raporti i Venecias “vulos” fatin e Ilir Metës si President

Meta u zotua mbrëmë se do jepte dorëheqjen nëse jo vetëm Komisioni i Venecias por dhe një gazetar i thjeshtë shqiptar do të konstatonte në një pikë të vetme se ka shkelur Kushtetutën. Sot “Vencia” e tha shqip se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur asnjë kompetencë të tillë në Kushtetutë dhe në ligj.

Një opinion të tilllë Komisioni i Venecias e ka dhënë në raportin përfundimtar të opinionit mbi Presidentin e Republikës, kur deklaron se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për anulimin dhe më pas caktimin e një date të re zgjedhjesh. Disa nga pikat e opinionit të Venecias: – Presidenti shkeli Kushtetuten kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute e ne ligj. – Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur. – Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta.

Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine/avantazhin/leven te pengonin cdo proces zgjedhor (prg. 98). – Presidenti e tejkaloi kompetencen e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyre ato. Eshte kompetence e Kuvendit dhe me tej e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese kjo shkelje eshte e rende apo jo. Presidenti veproi ne mungese te bazes ligjore.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Politike
Reagon për herë të parë nobelisti që mbështeti çmendurinë dhe k.rimet e Millosheviçit: Në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë

Close