LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Raporti/ Shqipëria ndër tre shtetet më të varfra të Evropës

Raporti/ Shqipëria ndër tre shtetet më të varfra të Evropës

Shqipëria është shembulli tipik i një vendi që vuan nga “mallkimi i pasurive”, teksa pasuritë e mëdha natyrore, qoftë burime minerare, bregdet, liqene apo Alpe, nuk i kanë dhënë vlerë të shtuar banorëve të vendit, që vijon edhe sot të ketë numrin më të lartë të individëve të varfër në Europë…

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia janë tre shtetet që kanë ndër peshën më të lartë të të rriturve të varfër në Europë që kanë një pasuri minimale nën 10 mijë dollarë. Të dhënat bëhen të ditura nga Credit Swisse, në raportin “Të dhënat për pasurinë globale 2017”, ku jepen të detajuara shifrat për pasurinë e të rriturve në vendet e të gjithë botës.

Në Shqipëri, 59.3% e të rriturve kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë. Për Maqedoninë kjo përqindje është edhe më e lartë, duke arritur në 77% dhe për Serbinë arrin në 79%. Si rrjedhojë e përqindjes së lartë që zënë individët me pak pasuri, shtresa e mesme në këto vende është në nivele të ulëta, përkatësisht 22.5% në Shqipëri, 40.3% në Maqedoni dhe 20% në Serbi (të rriturit që kanë një pasuri midis 10 mijë dhe 100 mijë dollarëve). Interesante është që Bosnjë Hercegovina, që ka të ardhura për frymë të krahasueshme më Shqipërinë dhe Maqedoninë, ka një peshë më të ulët të të rriturve që kanë një pasuri prej më pak se 10 mijë dollarë, prej 56%.

Shqipëria është shembulli tipik i një vendi që vuan nga “mallkimi i pasurive”, teksa pasuritë e mëdha natyrore, qoftë burime minerare, bregdet, liqene apo Alpe, nuk i kanë dhënë vlerë të shtuar banorëve të vendit, që vijon edhe sot të ketë numrin më të lartë të individëve të varfër në Europë. Historia sugjeron se niveli i ulët i pasurisë i bën individët më të prirur të nënshtrohen ndaj pushtetit, teksa varfëria është kërcënimi kryesor i demokracisë. Me përjashtim të disa shteteve si Armenia, Moldavia, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia kanë peshën më të lartë të të rriturve të varfër, me pasuri më pak se 10 mijë dollarë në Europë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasuri më të madhe kanë grumbulluar malazezët, teksa individët me pasuri nën 10 mijë dollarë zënë 36% të totalit. Në vendet e Europës Perëndimore, kjo peshë varion midis 20-28%, ku në Itali është psh 21%. Në vendet të tjera të Ballkanit, që janë tashmë pjesë të BE-së, si psh në Kroaci, pesha e të rriturve me pasuri më pak se 10 mijë dollar është vetëm 28%, në Bullgari arrin në 44.2%.

Shqipëria ka dhe peshën më të ulët të të rriturve të pasur, ku vetëm 0.3% e individëve të rritur kanë një pasuri midis 100 mijë dhe 1 milion dollari. Edhe në Maqedoni, kjo peshë është më e lartë se tek ne, me 0.5%. Numri më i lartë i të pasurve në rajon (deri 1 milion USD) është në Mal tw Zi (1.1%), Kroaci (1.9%), Bullgari (1.5%).

Në total, pasuria për çdo të rritur shqiptar në mesin e vitit 2017 ishte 11,061 dollarë sipas të dhënave të publikuara Credit Swisse. Nga shuma prej 11,061 dollarë, 2,012 dollarë është pasuri financiare dhe 9,801 dollarë është pasuri jo financiare. Në krahasim me një vit më parë, kur ishte 9,997 dollarë, pasuria rezulton në rritje me 10.6%, por këtu është dhe efekti i kursit të këmbimit, teksa dollari është zhvlerësuar ndaj lekut këtë vit. Pasuria totale e shqiptarëve ishte 24 miliardë USD në mesin e vitit 2017, nga 22 miliardë USD në fudn të 2016-s.

Nga shtetet e rajonit, pasurinë më të lartë mesatare e kanë të rriturit e Kroacisë dhe Malit të Zi. Pasuria mesatare e një të rrituri në Bosnjë Hercegovinë është 12,516 USD; në Kroaci 25,756 USD; në Maqedoni 9,044 USD; në Mal të Zi 19,607 USD; në Serbi 8,035 USD./Monitor

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Në emër të popullit që s’di ç’bëhet!

Close