LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Reagimi i parë nga PS i befason të gjithë pas intrigave antikushtetuese të Metës: Ishte zgjedhje e tjetër kujt, jo e presidentit Meta!

Reagimi i parë nga PS i befason të gjithë pas intrigave antikushtetuese të Metës: Ishte zgjedhje e tjetër kujt, jo e presidentit Meta!

Pas dekretimit nga ana e presidentit Ilir Meta për gjykatën Kushtetuese të Marsida Xhaferllari, ka ardhur reagimi i parë nga ana e PS. Kryetarja e komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, e cila në studion e Report Tv deklaroi se ky dekretim është një tregues se Meta u përpoq ta trajtonte ligjin si lojë shahu, teksa tha se se priste emërimin e një kandidature të tillë.

“Duke i dhënë mundësinë që gjykata që zgjedhje kryetarin e saj. Pritej , madje dhe debati që shkaktoi Meta ishte në vetvete një debat që të justifikonte këtë zgjedhje. Një zgjedhje e detyruar për shkak se lista që presidenti ka zgjedhur kandidaten në fjalë, përbëhej nga 3, ai duhet të zgjidhte 3 anëtarë. Lista ka qenë e njëjtë edhe në kuvendit, para se kjo të mbetej kandidatja e vetme. E pa ligjin si lojë shahu. Do ishte më e moralshme që të kishte ndjekur kriterin e ligjit. E kaloi në heshtje kandidaturën e Vorpsit, të përçonte një konflikt në Kuvendin që nuk ishte.

Tejkaloi afatin 30 ditor, normalisht kandidatja Vorpi do të kalonte automatikisht. Ligji në vetvete ta imponon që ta respektosh, një sjellje e presidentit që morali nuk ka luajtur asnjë lloj roli. Unë e kam pasur një qëndrim edhe më herët, që Meta nuk do e bllokonte procesin e situatës Kushtetuese. (…) Nëse do të ishte zgjedhur dikush që të kishte një lidhje me mazhorancën ju sot do të kishit përfaqësuesit e opozitës që të hidhte baltë mbi ne, ne nuk e kemi bërë këtë zgjedhje. Ishte zgjedhje e tjetër kujt, jo e presidentit Ilir Meta”, tha Felaj.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi: Ky është mesazhi im për Metën

Close