LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Renditja FIFA, Shqipëria ruan pozicionin në vend të 57

Renditja FIFA, Shqipëria ruan pozicionin në vend të 57

Shqipëria nuk ndryshon pozicion dhe ruan vendin e 57-të në renditjen e FIFA-s për muajin dhjetor. Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi mban vendin e 57-të duke grumbulluar 571 pikë.Edhe muajin e kaluar Shqipëria mbante këtë pozicion dhe gjatë kësaj periudhe deri në publikimin e renditjes ditën e sotme nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore.

Renditjen e FIFA-s vijon ta kryesojë Spanja e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Ndërkohë janë publikuar edhe të gjitha detajet e ndeshjeve kualifikuese të Europianit “Francë 2016” ku Shqipëria për herë të parë synon kualifikimin.

Shorti i kësaj faze do hidhet në Nicë më 23 shkurt kur Kombëtarja do të mësojë kundërshtarët.Ndeshjet e para kualifikuese do luhen më 7,8 dhe 9 shtator të vitit 2014.Ndërsa 53 skuadrat do të ndahen në 9-të grupe ku dy skuadrat e para të cdo grupi kualifikohen direct së bashku me Kombëtaren e tretë më të mirë ndërsa 8 skuadrat e tjera që do të renditen në vend të tretë do të zhvillojnë play-off. Pra shanset janë shumë të mëdha për Shqipërinë pasi në fazën fianle të Europianit për herë të parë marrin pjesë 24 skuadra dhe jo 16.

Loading...
More in Sport
Revoltohet boksieri Salihu, gris dekoratën e presidentes Jahjaga

Close