LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rënia nga kati i gjashtë i pallatit të portierit të “Partizanit” Aldo Teqja, reagon FSHF: Jemi pranë familjes në këto momente të vështira

Rënia nga kati i gjashtë i pallatit të portierit të “Partizanit” Aldo Teqja, reagon FSHF: Jemi pranë familjes në këto momente të vështira

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me hedhjen nga kati i gjashtë i pallatit i portierit të Partizanit Aldo Teqja. FSHF shprehet se dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident. Më tej, FSHF deklaron se është pranë familjes të Teqjes në këto momente të vështira.

Reagimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Forca Aldo!
Forca kampion!

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Një lajm i dhimbshëm dhe tronditës: Ndërron jetë në një gëzim familjar futbollisti i Kastriotit në mosh fare të re

Close