Home . Aktualitet . “Republika e Re” me gruan milionere, vjehrrin biznesmen dhe kunatin sekser

“Republika e Re” me gruan milionere, vjehrrin biznesmen dhe kunatin sekser

Prej dy muajsh tashmë, çadra e Bashës mban peng jo vetëm vetingun, por edhe të ardhmen europiane të vendit. Nga kjo çadër, dy herë në ditë Basha zotohet se me të marrë pushtetin në dorë, do t’I japë fund varfërisë, padrejtësisë dhe korrupsionit.

Ndonëse fitorja në zgjedhjet e 18 qershorit duket shumë e largët, Basha mund të ketë vërtet një “shkop magjik” në duart e tij, duke parë se si ka arritur të transformojë një familje të zakonshme shqiptare, atë të gruas së tij, në një familje super të kamur.

Aurela, “zonja e apartamenteve” – Bashkëshortja holandeze e Lulzim Bashës (ka dorëzuar pasaportën shqiptare në vitin 2004), Aurela Basha bie në sy për shitjen dhe blerjen e shumë pronave të paluajtshme gjatë viteve të fundit. Përfituese e 51 mijë eurove në vit nga paga, Aurela është kujdesur për blerjen e apartamentit në Tiranë, një tjetri në Golem, për shitjen e një makine 45 mijë euro, për blerjen e një tjetre dhe qershia mbi tortë, për shitjen e shtëpisë së tyre të përbashkët në Holandë, me vlerë të deklaruar prej 251 mijë eurosh.

Vjehrri, bos i ndërtimit – Xhafer Isufi, babai këtë herë 100% shqiptar dhe jo holandez i bashkëshortes së Bashës, u shndërrua papritur në një ndërtues të suksesshëm pallatesh pasi dhëndri i tij preku majat e pushtetit gjatë qeverisë së mëparshme.

Emri i Xhafer Isufit u bë i famshëm në vitin 2013, kur u mësua se kishte përfitua një leje për të ndërtuar buzë detit, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, pallat i cili u prish pas ndërrimit të qeverisë. Drejtori i urbanistikës së Vlorës përfundoi pas hekurave për këtë aferë, por jo vjehrri i mbrojtur nga gjykatësit e sistemit.

Pavarësisht rotacionit politik, familja e Aurelës vazhdon të jetojë në luks dhe në fakt, Xhafer Isufi, së bashku me të birin, pra kunatin e Bashës, Erionin kanë regjistruar në QKR një biznes në vitin 2016, kompaninë e reklamave dhe ndërmjetësimit “BlackSheep”, me qendër tek kompleksi rezidencial “Ambasador 3” në Tiranë.

Kunati, sekseri i Damir Fazlliçit – Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës gjithashtu ka shfaqur një “talent” të jashtëzakonshëm për të përfituar tendera pa garë gjatë kohës së burrit të motrës kryetar bashkie. i tillë ishte edhe 80 milionëshi i dhuruar në janar 2013.

Megjithatë, Erioni, emri i të cilit figuron si ortak në disa kompani fantazmë të krijuara nga Damir Fazlliç, “goditjen” e jetës e bëri duke bashkëthemeluar një kompani të riciklimit të plehrave, një biznes që siguronte me miliona euro përfitime çdo vit nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Ndonëse i kujdesshëm për të ruajtur një profil të ulët, Erioni nuk i ka shpëtuar dot vëmendjes mediatike me donacionet bujare që ka bërë gjatë fushatës së Partisë Demokratike dhe me mbështetjen që i bënte projektit të ish-kryebashkiakut për prishjen e Piramidës së Tiranës.

Vjehrra “piramidale” e Lulzim Bashës – Pas gruas, vjehrrit dhe kunatit, në këtë histori duket se mungon vetëm vjehrra e kryetarit të opozitës. Ndonëse e panjohur për publikun, ajo qëndron në zanafillën e pasurimit të familjes Isufi, pasuri e vënë përmes lidhjes familjare. Në fakt, nëna e Aurelës është mbesa e Vehbi Alimuçës, bosit të VEFA-s që ka pasur një sërë investimesh edhe në Holandë./Lexo.al

Mos humbisni:
KQZ nuk merr vendim për kërkesën e PS dhe LSI, Biba: Nuk bëjmë dot një vesh shurdh dhe një sy qorr, nuk ka bazë ligjore

Close