LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Reuters “citon” diplomatin francez për Francën anti-negociata, por kush është diplomati apo një “Fake News”?!

Reuters “citon” diplomatin francez për Francën anti-negociata, por kush është diplomati apo një “Fake News”?!

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ raporton se Franca kundërshton hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një diplomat francez ka thënë se nuk do të ketë negociata këtë vit, por situata do të rivlerësohet vitin e ardhshëm. Mirëpo ky lajm duke mos u publikuar me identitet njeriu që paska bindjen se Franca do jet kundër hapjes së negociatave me 18 Tetor, duket si një lajm i dyshimtë, për të mos thënë i gënjeshtër, pra një “Fake News”

Ja çfarë ka thënë sipas Reuters diplomati enigmatik:

“Nuk janë ende aty ku duhet. Po u kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë. Negociatat nuk mund të të hapen në tetor të 2019-ës, ne do të rivlerësojmë situatën diku nga 2020”, është shprehur diplomati për Reuters.

Në takimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian raportohet se Holanda dhe Danimarka kanë kundërshtuar gjithashtu kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Sa i përket Shkupit, këto dy shtete janë më fleksible.

Të martën e javës së ardhshme do të diskutohet midis ministrave të Jashtëm të BE-së për negociatat me dy shtetet ballkanike, për të marrë një vendim përfundimtar në samitin e Këshillit Evropian më 17-18 tetor. /Ekskluzive.al

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close