LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rexhep Qosja: LSI-ja, si elektron i lirë, Kryemadhi, dramë politike

Rexhep Qosja: LSI-ja, si elektron i lirë, Kryemadhi, dramë politike

Në një intervistë të dhënë  per gsh. nga akademiku Rexhep Qosja ka komentuar edhe raportit publik të presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi si kryetare e një partie opozitare. Qosja e ka komentuar këtë raport si një dramë politike që nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës, të cilët po e lejojnë vetë qytetarët e Shqipërisë.

Ju ishit një ndër ata që keni përshëndetur koalicionin PS-LSI, që solli dy partitë e majta në pushtet. Pas një mandati, ata janë ndarë secili në “llogoren” e vet kundër ish partnerëve.  Si e shihni këtë ndryshim?

Këtë ndryshim e shof i pabefasuar.

Pse thoni kështu: i pabefasuar?

LSI nuk më ka befasuar asnjëherë as mua, por besoj se as shumë qytetarë të tjere, për arsye se LSI-ja është një parti që vazhdimisht  nga një anë në anën tjeter, kështu Ilir Meta arriti të bëhej Presidenti i Shqipërisë, që do të mbajë dy shalqinj në një njëjtën dorë: shalqirin e së majtës dhe atë të së djathtës.

Pse vepron kështu LSI? Për të mirën e përgjithshme apo atë vetjake?

Nuk mund ti shërbeje të përgjithshmes nëse kalon nga e majta dhe më pas në të djathtë sepse atëherë quhet politikë pa parime.

Kemi një LSI që ka një ish kryetar president dhe bashkëshorten e tij kryetare. Si po ja del Kryemadhi të jetë edhe në pushtet edhe në opozitë?

Sot në jetën politike shqiptare po ndodh një dramë politike  që nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik  të botës. Këtë dramë po e lejojnë vetë shqiptarët, po e lejojnë intelektualët e sotëm.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close