LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Ribery: Futbolli më shpëtoi jetën

Ribery: Futbolli më shpëtoi jetën

Pas kualifikimit në finalen e botërorit të klubeve falë fitores 3-0 ndaj Guangzhou Evergrande, trajneri i Bajernit Pep Guardiola u ndal vecanërisht te Franck Ribery, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes. Tekniku katalanas u shpreh se ndihet me fat që stërvit një lojtar si 30-vjecari frencez, i cili është ndër tre kandidatët e mbetur në garë për fitimin e Topit fë Artë.

“E kam për nder që jam trajner i Ribery. Franck mezi priste ta luantë këtë sfidë dhe dha gjithcka në fushë për ta ndihmuar skuadrën. E përsëris, për mua është nder që e stërvis.”

Ribery nga ana e tij ndihet me fat që ka patur një karrierë brilante, sepse vjen nga një lagje e varfër, ku jeta është shumë e vështirë.

“Unë vij nga Geto, nga asgjë. Andej nga vij unë njerëzit janë shumë të varfër, madje edhe unë do të isha i varfër po të mos luaja futboll. Ndoshta edhe sot do të isha një i papunë, si shumë të tjerë në atë lagje. Sa herë që blej dicka gjithmonë kujtoj veten time dhe sa mirë i kam gjërat tani. Nuk mund ta harrosh kurrë të kaluarën.”

Ylli i bavarezëve kujton se momentet e vështira kanë ndikuar në formimin e karakterit të tij.

“Vështirësitë që kam kaluar të bëjnë më të fortë më kanë shndërruar në luftëtar, dhe unë tani jam shumë i suksesshëm këtu tek Bajerni. Momentet e vështira kanë formuar karakterin tim.”

Franck Ribery e nisi karrierën te Bulonj në vitin 2002, për të veshur më pas fanellën e Ales, të Stade de Brestois, Metz, Gallatasaryt dhe Olimpikut të Marsejës, ndërsa në vitin 2007 iu bashkua Bajernit, ku luan edhe sot.

Loading...
More in Sport
Denis Rodman jo vetëm trajneri i basketbollit i Koresë së Veriut

Close