Home . Aktualitet . Rikthehet debati për Skënderbeun/ Lubonja: Skënderbeu një mit. Xhufi: Je i palexuar, rri larg tij

Rikthehet debati për Skënderbeun/ Lubonja: Skënderbeu një mit. Xhufi: Je i palexuar, rri larg tij

Rikthehet edhe një herë debati mes akademikut Pëllumb Xhufi dhe analistit Fatos Lubonja lidhur me figurën e Skënderbeut. I ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One”, Xhufi e akuzoi ashpër Lubonjën kur gazetari Qafoku citoi një pjesë nga shkrimet e Lubonjës. Kohë më parë Lubonja kishte deklaruar për Skënderbeun:

“Miti i Skënderbeut është një konstrukt historik i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftërash dhe urrejtjesh nacionale. Pra kur ai trajtohet si mit, çështja nuk duhet të  shtruar si ka qenë Skënderbeu por si dhe në ç’konteks është strukturuar miti i Skënderbeut. Për mua Skënderbeu është një miti rimarrë dhe i rikonstruktuar më se një herë”.

Por Xhufi dje ka qenë shumë i ashpër me këtë perifrazim. Xhufi deklaroi:
“Lubonja është krejtësisht i palexuar për këtë çështje. Do ti lutesha shumë që ti rrijë larg Skënderbeut. Nuk ka asnjë punë ai me këtë figurë. Lër të merret me plot punë të tjera, por me Skënderbeun jo. E kam thënë edhe herë të tjera. Fatosi është i palexuar”.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close