Home . Politike . Risia në kabinetin “Rama 2”, kush janë 3 kosovarët që u emëruan zv/ministra (Foto)

Risia në kabinetin “Rama 2”, kush janë 3 kosovarët që u emëruan zv/ministra (Foto)

Një nga risitë e kabinetit qeveritar “Rama 2” është përfshirja në listën e zv/ministrave të tre emrave që vijnë nga Kosova. Konkretisht Valbona Shijaku, një njohëse e mirë e pikturës, është emëruar zv/ministre e Kulturës, ndërsa Hajrulla Çeku nga Prizreni i është besuar detyra e zv/ministrit të Turizmit dhe Mjedisit. Çeku është pjesë e “EC Ma Ndryshe”, organizatë me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës. Ai ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal.

Gjithashtu Besa Shahini, e njohur si analiste politike në Kosovë është emëruar zv/ministre e Arsimit. Më herët kryeministri Rama kishte premtuar se në kabinetin e tij do të zinin vend edhe përfaqësues nga Kosova. Emërimi i dy zv/ministrave nga Kosova është një nga risitë e Ramës në kabinetin qeveritar, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar përpara zyrtarizimit të qeverisë për një dy ose dy figura nga përtej kufirit si ministra në kabinet.

Valbona Shijaku

vals

 

Hajrulla Çeku

hajr

Besa Shahini

18566

Mos Humbisni:
“S’do iki në qiell pa mbajtur lulet te dasma”, historia e vogëlushes që përloti gjithë botën (Foto)

Close