LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi ndjekin ndeshjen ‘Shqipëri-Francë’ në stadiumin e ri, kanë të dy një kërkesë për qeverinë

Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi ndjekin ndeshjen ‘Shqipëri-Francë’ në stadiumin e ri, kanë të dy një kërkesë për qeverinë

Ndeshja hapëse e stadiumit të ri Air Albania, e cila përballi të zotët e shtëpisë me kampionët e botës ka sjellë në tribunë edhe artistët e njohur Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi.

Në një prononcim për mediat Ndrenika u shpreh se shpreson që të bëhet edhe teatri i ri ashtu sikurse u përfundua stadiumi.

“Kam keqardhje që këta miqtë e mi nuk do lozin dot në këtë stadium për arsye të moshës, ashtu si dhe unë nuk do luaj në teatrin e ri që do bëhet. Shpresoj që të bëhet dhe ai. Do shikoj stadiumin, pastaj do komentoj ndeshjen.”- tha Robert Ndrenika.

Ndërsa Derhemi u shpreh se si ky stadium duhet të bëhen edhe gjërat e tjera në Shqipëri.

“Teatër ëndrrash, është stadium i jashtëzakonshëm dhe shpresoj që si ky stadium të bëhen gjithçka nga sot e tutje në Shqipëri.”- u shpreh Arben Derhemi.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Mesazhet e Ramës me me Zhoze Murinjon për stadiumin e ri: E kam ëndërruar gjatë, ditën kur shqiptarët nuk do hynin më në një nevojtore futbolli

Close