Home . Aktualitet . Romeo Kara: Gjiknuri ministri më i mirë i qeverive Rama 1 dhe 2!

Romeo Kara: Gjiknuri ministri më i mirë i qeverive Rama 1 dhe 2!

Statusi i juristit Romeo Kara në profilin e tij Facebook, falenderon për herë të parë publikisht Ministrin Gjiknuri, në lidhje me çështjen tepër të vështirë të arbitrazhit të Vienës, ku u mbrojtën me sukses interesat jetike të shtetit shqiptar: 

“Dua te mbeshtes publikisht, ministrin me te mire, te Qeverive Rama 1 dhe 2, Damian Gjiknurin.

Hajrin si politikan ia ka pare partia e tij, e cila ka fituar gjithmone ne zonat ku ai ka qene i derguar, edhe pse ne disa raste, llogjikisht nuk parashikohej suksesi i tij.

Si minister hajrin ia kane pare te gjithe dhe une e vleresoj personalisht, per bashkepunimin njerezor e profesional, shume te veshtire, por te sukseshem pertej cdo parashikimi.

Jam deshmitar okular i kontributit teper te vlefshem te tij, ne shume raste me pasoja per shendetin e tij, aq sa une kurre nuk do ta lakmoja nje post ministri, me koston qe ka perballuar ai.

Une pergjithesisht, jam marre me anatemime figurash politike, por mendoj se ekziston edhe nje tablo tjeter, te ciles po i hyme ne hak, me indiferencen qe na shkakton, alergjia ndaj politikes ne pergjithesi.

Uroj qe fryma e mikut tim Gjiknuri, te behet fryme e gjithe qeverisjes, dhe sukseset e tij, te thena e te pathena, te behen shembull per te gjithe qeverine.

Duhej kjo intermexo me Gjiknurin, jo vetem pse ai e meriton, por edhe per te zbutur kete faqen time, super te ngarkuar me pjesen e zi te realitetit tone.”/Tellalli.al

Komento
Mos Humbisni:
Messi fitues i “Topi i Artë 2017”, e vërtetë apo mashtrim?!

Close