LAJMI I FUNDIT
Home . Metro . Rrëfimi prekës i Fetije Kasës, si i plotëson djalit vendin e të atit pas divorcit

Rrëfimi prekës i Fetije Kasës, si i plotëson djalit vendin e të atit pas divorcit

Janë bërë plot 20 vjet që nga koha kur nisi sportin për herë të parë, dy dekada që për të kanë regjistruar shumë medalje; ari, bronzi e argjendi.

auto_Fetije_Kasaj_police_ne_pasdite_me_Jonida_Shehun1492712349

Por nuk ishin ata që e lumturonin më shumë ish-peshëngritësen Fetie Kasaj. Më shumë se aq, ishte valëvitja e flamurit, duatrokitjet e publikut dhe emri “Albania” që dëgjohej gjithandej kur ajo nderohej në podium. “Po vdes nga dëshira për t’u rikthyer…” – thotë kampionia pas disa viteve kur e ka lënë sportin. Sot, është shefe policie, por do të bënte gjith?ka për t’u rikthyer. I ndjek gjithmonë kolegët e saj në ?do garë ndërkombëtare dhe e di se si ndihen e ?farë përjetojnë ata nga ato podiume, i njeh mirë dridhjet dhe emocionet e tyre, jeton pothuaj të njëjtat, ha thonjtë sa herë ata luftojnë për një medalje më shumë… Por e di që është një kohë e shkuar tashmë.

Medaljeve të renditura në dollap, tanimë i gëzohet djali i saj Rohan, i cili, ndoshta ende nuk e kupton se sa vlerë kanë, por ka dëshirë t’ua tregojë ato shokëve në shkollë…

Në një fazë të re të jetës, ish-kampionia e peshëngritjes Fetie Kasaj, ka rrëfyer më shumë për jetën jashtë sportit në studion e “Pasdite në Top Channel”, si dhe për divorcin me bashkëshortin, një prej periudhave më të këqija të jetës, sidomos për Rohanin, të birin:

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua dhe Rohanin, por jam munduar që t’ia shpjegoj tim biri se i ati e do shumë. I them se babi është larg, por të do shumë dhe do vijë… Këtë gjë bëjnë edhe prindërit e mi. Është një pjesë që ai do ta kuptojë vetë kur të rritet….”  – tregon Fetia duke shtuar se gjithmonë ka dashur që në sytë e të birit, nëse jo fizikisht, i ati të jetë i pranishëm me forma të tjera:

auto_Fetije_Kasaj_police1492712351

“Unë mundohem t’i rri larg dhe im bir nuk ka asnjë kontakt me të… Por sa herë ka ditëlindje e festa, i dërgoj dhurata dhe i them këto i ke nga babi, në mënyrë që ai të mos e ndiejë mungesën…”

Jeta si nënë e vetme, si mund të kuptohet, nuk ka qenë e thjeshtë për Fetien, por edhe gjatë këtyre viteve të vështira, i biri i ka falur një lumturi të jashtëzakonshme:

“Rohan ka shumë dëshirë të mbajë një medalje që kam marrë si kampione bote në Kore. Atë e ka fiksim, sepse ajo ka një dragua. Aty është edhe fotografia ime. E ka fiksim ta marrë edhe në shkollë. Ndoshta e di që është e rëndësishme. Nuk i ka shumë qejf medaljet e tjera të arit, që janë edhe më të mëdha, por vetëm atë…” – tregon Fetia për dëshirën e madhe të të birit që medaljet e së ëmës t’ua tregojë edhe shokëve në shkollë.

Nëse Rohan, një ditë do të jetë peshëngritës, Fetia nuk do ta impononte, përkundrazi, por sot mendon se ai nuk e ka fizikun e një shtangisti. Ai ka dëshirë të bëhet doktor, basketbollist ose futbollist. Me sportin, me siguri, do të jetë gjithmonë i lidhur. Të paktën, aq sa mamit t’i nxjerrë mallin e pothuaj dy dekadave me medalje./Class/

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
“Lua-jan” o im vëlla ma jep dhe luaneshën në çadër hua që ta…

Close