LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rreth 34 miliard lekë do shpenzohen për rrugën e Arbrit, nëntori muaji që i hap rrugë punimeve

Rreth 34 miliard lekë do shpenzohen për rrugën e Arbrit, nëntori muaji që i hap rrugë punimeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi pak ditë më parë se Gjoka Konstruksion ishte kompania që kishte plotësuar kushtet e dokumentacionit tekniko-ligjor, si dhe një ofertë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Në njoftimin zyrtar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se oferta e bërë nga Gjoka Konstruksion është 33.6 miliardë lekë një shifër e lakuar edhe më herët, por e zyrtarizuar tashmë me vendimin.

Në njoftim Ministria bën me dije arsyet e skualifikimit të dy operatorëve të tjerë: “Arsyet e skualifikimit: Operatori Ekonomik “Adem Pojani” nuk plotëson asnjë nga kriteret e kualifikimit, si dhe nuk ka paraqitur ofertë financiare; Arsyet e skualifikimit: Operatori Ekonomik “Alb-Star” sh.p.k. nuk plotëson kriteret e kualifikimit, si dhe nuk ka paraqitur ofertë financiare” thuhet në njoftim. Gjoka Konstruksion që është shpallur edhe si oferta fituese duhet që brenda datës 20 nëntor të paraqesë dokumentet e kërkuara për të vijuar më pas me procedurat e tjera të negocimit dhe nënshkrimit të kontratës.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Futbolli në zi, ndahet nga jeta një tjetër sportist (Foto)

Close