LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Rrezik kanceri. Mos i lani dhëmbët me Colgate

Rrezik kanceri. Mos i lani dhëmbët me Colgate

Një kimikat që lidhet me shtimin e qelizave kancerogjene po përdoret nga miliona njerëz në të gjithë botën në një pastë dhëmbësh çdo mëngjes. Kompania prodhuese e Colgate Total insiston se triclosan, i cili përdoret për të parandaluar sëmundje të mishrave të dhëmbëve është i sigurtë të përdoret pasi është aprovuar në vitin 1997 nga Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet në Amerikë.

Por dokumentat, përfshirë analiza toksikologjike të përdorura nga FDA për të aprovuar pastën e dhëmbëve u bënë publike këtë vit pas një vendimi gjyqësor në kuadër të Nenit për Lirinë e Informimit dhe nxjerrin në pah të vërtetën: Agjensia për aprovimin e pastës së dhëmbëve ishte mbështetur mbi të dhënat shkencore të përgatitura dhe servirura nga vetë kompania prodhuese. Faqa 35 e raportit thotë se FDA ishte e shqetësuar mbi efektin e triclosan-it, i cili mund të rriste rrezikun e kancerit tek përdoruesit, por Colgate mbështeste idenë se kimikati ishte problematik vetëm në doza të mëdha. Gjithësesi evidencat studimore të asaj kohe, sikurse dhe ato të kohëve të fundit thonë se kimikati është problematik tek kafshët dhe shkakton probleme që përfshijnë lindje të parakohshme dhe pengon zhvillimin e kockave, shkruan Daily Mail .

Në vitin 2010, një studim e lidhi triclosan-in, i cili përdoret për të reduktuar kontaminimin nga bakteriet, me uljen e fertilitetit tek minjtë, ndërsa një studim i mëvonshëm (2013) e lidhi atë me reduktimin e prodhimit të spermës.

Në vitin 2003, një studim gjeti triclosan në urinën e 75% të 2517 amerikanëve, përfshirë fëmijë, që u testuan nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Pavarësisht evidencave – përfshirë faqe të tëra në raport që flasin se si analizat treguan keqformime kockore që në fetus – Colgate i rrëzon ato duke thënë se rezultatet nuk duhen marrë për bazë sepse testet ishin bërë në kafshë.

‘Më pëlqen të besoj se është i sigurtë, por ne kemi studime të tëra të kryera me kafshë që na tregojnë të kundërtën. Mendoj se po rrezikojmë, “thotë Dr.Thomas Zoeller, shkëncëtar që prej vitesh studion këtë çështje.

Ende, Colgate thotë se 35 faqet e raportit nuk provojnë se kimikati është i rrezikshëm për njerëzit dhe se siguria e tij provohet nga më shumë se 80 studime klinike në rreth 19,000 persona.

Colgate thotë se nuk ka plane për të ndryshuar formulën e Colgate Total.Nga ana tjetër në faqen e saj të internetit FDA thotë se triclosan “nuk njihet si i rrezikshëm për njerëzit, por rezultatet e kërkimeve mbi kafshët japin arsye të mjaftueshme për të ribërë analizat dhe testet e nevojshme për t’u siguruar.”

Në vijim të këtij shqetësimi, Minnesota e ndaloi përdorimin e këtij kimikati në Maj të këtij viti. Dy prodhues të mëdhenj Avon dhe Johnson & Johnson gjithashtu kanë bërë të ditura planet e tyre për ta nxjerrë këtë kimikat nga formula e produkteve të tyre. Në vitin 2010, Bashkimi Europian e ndaloi triclosanin nga çdo material që mund të jetë në kontakt me ushqimin.

Loading...
More in Shendeti
Seksi gjatë menstruacioneve, ide e mirë apo jo ?

Close