LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rrëzohet kërkesa e Izet Haxhisë për lirim nga burgu: Gjykata nuk i njeh kohën e dënimit në Turqi?!

Rrëzohet kërkesa e Izet Haxhisë për lirim nga burgu: Gjykata nuk i njeh kohën e dënimit në Turqi?!

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për lirimin nga burgu duke mos pranuar arsyetimin se ka tejkaluar afatet e paraburgimit. Haxhia, i akuzuar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari e argumentonte kërkesën për të marrë lirinë me mbarimin e afateve të paraburgimit duke llogaritur dhe burgun në Turqi. Por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për Haxhinë, ish-truproja i Sali Berishës. Gjykata e Tiranës më 26 korrik vendosi të rrëzojë kërkesën e disatë të të pandehurit.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë. Duke argumentuar se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet është tashmë në kompetencën e Krimeve të Rënda.

Haxhia akuzohet për vrasjen për shkak të cilësisë së viktimës dhe në kushtet kur Azem Hajdari në momentin e vrasjes ishte deputet, çështja zgjidhet në Gjykatën për Krime të Rënda.
Seanca e radhës me rigjykimin në themel të çështjes është caktuar më 20 shtator.

Izet Haxhia ishte gjykuar dhe dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Ai u arrestua në Turqi në vitin 2006 dhe u ekstradua në Shqipëri më 8 maj të 2018 ku kërkoi rigjykim të çështjes, gjë që u pranua. Në listën e dëshmitarëve Izet Haxhia kërkon edhe dëshminë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
‘O llapaqen, o qen, o ndyrësirë, do e paguash! Plas keq sherri në ceremoninë e organizuar nga PD në Gjirokastër

Close