LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Rriten pensionet për 13 mijë pensionistë, ja kategoritë që përfitojnë

Rriten pensionet për 13 mijë pensionistë, ja kategoritë që përfitojnë

Një vendim i Këshillit të Ministrave ka bërë të mundur rritjen e pensioneve për 13 mijë pensionistë.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini thotë për Report Tv se këta persona kanë përfunduar marrëdhëniet e punës në vitet 1994 deri 1996, shkak për të cilin përfitonin pensione mjaft të ulëta.

Bëhet fjalë për kategori si ish mësues apo ish minatorë, të cilët do të përfitojnë rritje pensionesh deri 3,700 lekë.

Lidhur me rritjen e pensioneve me 3% të sapomiratuar nga Qeveria, Emini thotë se shtesa do të zbatohet në masë të barabartë për të gjithë qytetarët.

Nga rritja e pensioneve përfitojnë rreth 647 mijë persona, nga të cilët rreth 629 mijë marrin, aktualisht, pensione, por edhe për rreth 18 mijë persona që do të shtohen në deri në fund të këtij viti.

Mos humbisni:
Gruaja e martuar rrezikon burgun, seks me 14-vjeçarin dhjetra herë…

Close