LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Rritja ekonomike/ 35% më shumë biznese se katër vjet më parë

Rritja ekonomike/ 35% më shumë biznese se katër vjet më parë

Brenda një mandati, numri i bizneseve të regjistruara në zyrën e tatimeve është rritur me 35%, një e dhënë që shkon paralel me statistikat që reflektojnë një përshpejtim të vazhdueshëm të rritjes ekonomike në vend.

Përveç rritjes ekonomike, që ka shkuar nga 0,7% në 3,5%, rritja e numrit të sipërmarrësve në Shqipëri është favorizuar edhe nga rritja e investimeve të huaja direkte, si dhe rritja e besimit të konsumatorit në ekonomi.

Krahasimi i të dhënave zyrtare të publikuara nga Tatimet, tregojnë se në periudhën 2012-2016 ka pasur rritje të çdo kategorie biznesi në vend. Megjithatë, kategoria me më shumë rritje është ajo e biznesit të mesëm, shtresë e ndikuar veçanërisht nga operacioni anti-informalitet, që detyroi bizneset të deklaronin xhirot e tyre të vërteta. Numri i bizneseve të mesme në katër vjet është 7-fishuar.

Përsa i përket biznesit të madh, ai me xhiro mbi 5 milionë dollarë në vit, që është edhe ai që prodhon edhe më shumë punësim, brenda këtij 4-vjeçari, numri është rritur nga 440 biznese në 602, ose 28% më shumë.

Ndonëse struktura e biznesit vazhdon të dominohet në shumicë dërrmuese nga biznesi i vogël, në këto katër vite vërehet se gjithmonë e më shumë sipërmarrës të vegjël janë në gjendje të rriten, duke kaluar në pragun e mesëm apo të lartë.

Një performancë e tillë, duket se është lehtësuar edhe nga zerimi i tatimit për biznesin e vogël dhe nga përgjysmi i taksës për biznesin e mesëm, si dhe nga një seri masash të tjera, që kanë lehtësuar burokracitë, kanë shkurtuar në vetëm një ditë afatin e regjistrimit të një biznesi të ri dhe mundësojnë një rimbursim automatik të TVSH-së./Lexo.al

Tabela e mëposhtme ilustron ndryshimin e ndodhur gjatë këtij 4-vjeçari:

Loading...
Mos e Humbisni
Katallani dhe Daullexhiu trim!

Close