LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rrjeti 5G, SHBA: Mbështesim Shqipërinë, ‘gazetaria’ shkel e shko nuk e shtrembëron dot të vërtetën

Rrjeti 5G, SHBA: Mbështesim Shqipërinë, ‘gazetaria’ shkel e shko nuk e shtrembëron dot të vërtetën

Ambasada e ShBA në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me lajmet e ditëve të fundit për rrjetin 5G në Shqipëri. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se “gazetaria shkel e shko, nuk e shtrembëron dot politikën e SHBA”.

Duke iu referuar lajmeve se SHBA është kundër rrjetit 5G në Shqipëri diplomatët e amerikanë shkruajnë se ata mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për këtë çështje.

“Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor’”, thuhet më tej në një postim në Facebook.

Loading...
More in Aktualitet, Kuriozitete
Rama i bën ‘m esazh të koduar’ b.andave k riminale: Shqiptarët më në fund do të…

Close